Puttanesca , një nga pjatat më të famshme italiane që e ka origjinën nga Italia Jugore. Ajo çfarë e veçon është një salcë e përbërë me kaperi, domate, hudhra, ullinj, majdanoz dhe sardele.
Sekreti, sipas kuzhinierëve italianë , janë sardelet që kanë një shije perfekte me hudhrën. Ata nuk përdorin salcë domate ose domate klasike të mëdha, por pomodorini ose domate qershi.
Përbërësit
-100 gr ullinj pa fara
-50 gr kaperi
-rreth 10 domate qershi
-4 lugë vaj ulliri
-Pluhur spec djegës
-Kripë
-Majdanoz
Përgatitja
-Qëroni domatet dhe pritini në copa. Ullinjve hiquni bërthamat dhe copëtoni ¾ e sasisë së tyre.
-Në një tigan, nxehni vajin dhe skuqni hudhrën, specin djegës. Hudhrën hiqeni nga tigani kur të fillojë të zverdhet.
-Shtoni sardelet, më pas ullinjtë dhe domatet. Hidhni kripë e piper sipas shijes. Përzieni gjithçka derisa të formohet një salce.
-Zieni makaronat, hidhini më pas në një pjatë të madhe dhe shtojeni sipër salcën./abcnews.al