Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Si ta përdorni hudhrën siç duhet? Nutricionisti shpjegon rregullin 10 minutësh që duhet të ndiqni

schedule20:25 - 18 Tetor, 2022

schedule 20:25 - 18 Tetor, 2022

Aromën karakteristike dhe shijen e shkëlqyer, hudhra ofron shumë përfitime shëndetësore. Ajo përmban një substancë të quajtur allicin, e cila jo vetëm i jep një aromë të veçantë, por gjithashtu kontribuon në përfitimet e saj shëndetësore. Megjithatë, disa metoda që ndihmojnë në ruajtjen e përfitimeve të hudhrës.

Nëse gatuani me hudhër, duhet të ndiqni disa rregulla për të ruajtur shijen dhe të gjitha vetitë e saj medicinale, ndaj rekomandohet të prisni 10 minuta mes prerjes dhe përdorimit, shkruan Mirror. Nutricionisti Moomal Asif shpjegoi rregullin 10-minutësh që duhet të ndiqni.

Gjegjësisht, ai pohon se kur hudhra nxehet, alicina, e cila është përbërësi më aktiv në të, pothuajse tërësisht çaktivizohet, duke ulur kështu përfitimet shëndetësore të saj. Megjithatë, një ndryshim i thjeshtë në teknikën e gatimit mund të ndihmojë në ruajtjen e këtyre përfitimeve.



Sipas nutricionistit, hudhrën duhet ta shtypni ose copëtoni dhe ta mbani larg nxehtësisë për rreth 10 minuta. Gjatë kësaj kohe krijohet sasia maksimale e alicinës, e cila mbetet e paprekur gjatë gatimit. Pas kësaj, mund ta përdorni në gatim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!