Si ta pastroni siç duhet tastierën e kompjuterit tuaj

schedule18:02 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:02 - 16 Nëntor, 2021

Nëse qëndroni për një kohë të gjatë në kompjuter, duhet të kujdeseni për tastierën tuaj. Studimet kanë treguar se 96 përqind e tastierave ishin të ndotura me baktere. Për këtë arsye, pastrimi i tastierës dhe aksesorëve të tjerë të kompjuterit apo laptopit është thelbësore, sidomos tani me pandëminë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të shkëputni tastierën nga kompjuteri para se ta pastroni atë. Kthejeni tastierën me kokë poshtë në mënyrë që mbeturinat të bien natyrshëm. Nëse jeni në shtëpi, mund të përdorni dhe një tharëse flokësh.

si të pastroni tastierën tuaj Mac, këshilla nga Apple

Përdorni një leckë të pastër mikrofibër për të pastruar tastet. Më pas hidhni pak alkool në një pjesë pambuku, jo shumë pasi rrezikoni të dëmtoni tastierën. Apple këshillon që ta mbani laptopin në një kënd prej 75 gradësh, kështu që nuk është mjaft vertikal. Pas pastrimit, sigurohuni që ta lini të thahet para se ta përdorni. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!