Alarmi bie dhe ti duhet ta pranosh se është momenti të ngrihesh nga shtrati. Pas këtij hapi të dhimbshëm, na pret një rutinë mëngjesi, që jo domosdoshmërisht është më e mira për ne. Nëse do t’i referohemi astrologjisë, të gjithë shenjat e zodiakut kanë tendenca, preferenca dhe zakone të ndryshme, që reflektohen edhe në rutinën e mëngjeseve.
Dashi
Të mbetet i pari është e rëndësishme për këtë shenjë, kështu që çfarë do ta mbante në formën më të mirë është aktiviteti fizik. Një Dash duhet ta fillojë ditën me ushtrime fizike ose vrap. S’është ndonjë gjë e madhe për natyrën tuaj sfiduese.
Demi
Demat duan t’i bëjnë gjërat siç i pëlqen atyre. Një Dem do t’i ketë përgatitur gjërat që i duhen që një natë më parë, kështu do të mund të zgjohet në paqe. Pa patur presionin e “minutës së fundit”. Kështu ata mund të flenë më gjatë, mund të shijojnë kafen apo të grimohen të qetë. Nëse mëngjesi nis me stres, kjo e shoqëron përgjatë gjithë ditës, pavarësisht se një Dem e përballon fare mirë!
Binjakët
Mëngjesi i tyre është “si të vijë”! Binjakët ndjekin rrymën dhe rutina ideale është që s’kanë rutinë. Çdo mëngjes ndodh diçka dhe është ndryshe nga ajo e një dite më parë. Çfarë i intereson një Binjaku është të jetë i informuar gjatë gjithë kohës.
Gaforrja
Si shenjë uji, elementi pa të cilin nuk jeton dot është padyshim uji. Dita jote nuk nis pa një dush në mëngjes. Dushet e mëngjesit i ndihmojnë njerëzit e shenjës së Gaforres ta nisin ditën të freskët dhe plot jetë.
Luani
Mëngjesi i një Luani nis ose duke zgjedhur kombinimin perfekt ose duke postuar një foto në Instagram. Nevoja jote e brendshme që të tjerët ta dinë sa shumë shkëlqen është më e madhe se gjithçka tjetër.
Virgjëresha
Para se të thoni “po e dija”, na lini t’ju përgëzojmë për rutinën tuaj të mëngjesit. S’është e nevojshme t’ju themi se dita e një Virgjëreshe nuk nis nëse nuk kanë rregulluar krevatin, s’kanë bërë dush, apo pa larë dhëmbët. Këto zakone ia mbajnë mendjen e qartë dhe trupin në formë.
Peshorja
Një Peshore e ka pak të vështirë të marrë vendime, por kur vjen puna tek ekuilibri janë të paparë. Njësoj si Dashi, edhe Peshorja ka nevojë për pak aktivitet fizik çdo mëngjes. Meditimi dhe joga japin rezultate gjithashtu!
Akrepi
Mëngjesi juaj duhet të nisë me intensitet. Një dush i ftohtë apo një listë e qartë me gjërat që do bësh gjatë ditës . Dita juaj shkon mirë nëse përdorni mirë fuqinë e energjisë pozitive që keni.
Shigjetari
Jeni shpirt i lirë prandaj spontaniteti është rutina juaj më e mirë. Kurrë s’do t’ju gjejnë dy mëngjese njësoj, kështu që urime.
Bricjapi
Ti ndjek rregullat prandaj rutina është pjesë e rëndësishme e jotja. Dita nis me një listë gjërash për të bërë dhe një kostum të mirë hekurosur.
Ujori
Një postim në Instagram. Mund të jetë një urim pozitiv për ndjekësit e tu, ose një hapje debati për çfarë të ka mbetur në mendje nga dje. S’ka asgjë që të motivon më shumë.
Peshqit
Duhet të kuptoni që alarmi është bërë për t’ju zgjuar. Nuk mund të qëndroni gjithë ditën në shtrat. Fillojeni që këtu./abcnews.al