Si ta ndaloni shpejt lemzën e vazhdueshme

schedule17:23 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 17:23 - 23 Dhjetor, 2020

Shumë herë kur fillon lemza, mendojmë se nuk do të ndalet kurrë.

Edhe nëse provojmë marifete të ndryshme siç është mbajtja e frymës për disa sekonda, ato jo gjithmonë kanë rezultat. Megjithatë, ekzistojnë dy truke që herën tjetër do t’ju kursejnë sekondat.

Së pari, përtypni pak lëkurë limoni ose pini 2-3 lugë lëng limoni. Përbërja acidike e limonit do të ndalojë lemzën dhe do t’ju qetësojë. Përveç kësaj mund të hani një lugë mjaltë. Sado që të duket e çuditshme, posa ta gëlltisni lemza do të zhduket. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!