natyrale që do t’ju ndihmojnë? Përbërësi është vaji i pemës së çajit. Ky vaj ka veti të forta antiseptike, është i mirë për trajtimin e inflamacionit, si dhe për traktin respirator dhe probleme si bronkiti, astma.
Është gjithashtu i mirë për lëkurën, si dhe trajton skuqjen dhe djegiet. Për më tepër, përdoret dhe për të hequr mykun. Më poshtë do t’ju tregojmë se si të bëni një sprej për të larguar mykun. Është më mirë të përdorni këtë zgjidhje natyrale sesa të helmoheni me kimikate.
Përbërësit e nevojshëm:
– 2 gota ujë
– 2 lugë të vogla vaj pemë çaji
Përgatitja:
Përziejini këta përbërës dhe vendosini në një shishe sprej. Mjafton të spërkatni zonat e papastra, lëreni të thahet për pak, pastaj hiqeni me një leckë.