Nuk ka asnjë ushqim magjik ose pilulë që forcon sistemin tonë imunitar dhe që mund të na mbrojë nga koronavirusi. Por ka mënyra për ta mbajtur sistemin tuaj imunitar të funksionojë në mënyrë të duhur, të cilat mund të ndihmojnë për të qënë të shëndetshëm dhe t’ju japin një sens kontrolli në një kohë të pasigurt.
Një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm është të konsumoni një dietë ushqyese. Mund ta filloni më një dozë fillestare të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që forcojnë imunitetin, mbushni gjysmën e pjatës tuaj me perime dhe fruta.
Këtu janë disa lëndë ushqyese kryesore që luajnë një rol në imunitetin, dhe burimet ushqimore të tyre:
1.Karrota, lakër jeshile dhe kajsi për beta karoten
2.Portokall, luleshtrydhe dhe brokoli për Vitaminë C
3.Vezë, djathë dhe kërpudha për Vitaminë D
4.Fasule, arra, drithëra dhe ushqime deti për zink
5.Qumësht, vezë, arra për më shumë proteina
6.Banane, fasule për fibra
7.Ujë, fruta, supë për hidratim./abcnews.al