Si ta bëni kafen tuaj më të shëndetshme

schedule07:43 - 7 Korrik, 2021

schedule 07:43 - 7 Korrik, 2021

Sapo zgjoheni në mëngjes konsumoni kafe por ky zakon i përditshëm nuk është i mirë për shëndetin tuaj. Sidoqoftë, sipas studimeve përkatëse, konsumi i kafesë gjithashtu ka përfitime për trupin.

Por duhet të keni kujdes me konsumin e saj, sepse lehtësisht kafeja, me kombinimet e gabuara mund të bëhet e dëmshme. Këto janë dy mënyra për ta bërë më të shëndetshme.

Shtoni aromë natyrale

Për ta bërë kafenë të ketë një shije të mirë, hidhni disa pika ekstrakt të pastër vanilje ose pak kanellë. Kanella, në veçanti, ka disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Kombinojeni atë me diçka të ngrënshme

Nëse kafeja e mëngjesit ju shqetëson stomakun, provoni ta shoqëroni atë me diçka të ngrënshme. Për disa njerëz, konsumimi i kafesë me stomak bosh është shumë e vështirë, thonë ekspertët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!