Si rrodhën informacionet nga autoritetet për aksionin në veri

schedule20:38 - 14 Tetor, 2021

schedule 20:38 - 14 Tetor, 2021

Aksioni i Policisë së Kosovës i zhvilluar në datën e 13 tetorit në katër qytete të Kosovës ishte planifikuar për një vit të plotë. Mirëpo gjatë kësaj periudhe përgatitore, ky institucion dyshon se kishte rrjedhje të informacionit.

Këtë e pohoi vetë i pari i Policisë. Ndërsa ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka treguar se pse ka ndodhur kjo rrjedhje e informatave.

Ky madje po e vlerëson si të dështuar operacionin, meqë siç thotë Qalaj, operacioni është bazuar në një vlerësim jo adekuat të rrezikut, sidomos në pjesën veriore të vendit. E Fatmir Çollaku, ekspert i sigurisë pengesën e serbëve lokal kundrejt arrestimit të personave nga Policia e Kosovës e sheh shqetësuese.

Megjithatë këtë intervenim, Çollaku e ka konsideruar si të suksesshëm. Situata në veri të Mitrovicës tashmë është e qetë, megjithatë gjatë aksionit janë lënduar 10 policë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!