Si rregullat dhe kufizimet gjatë pandemisë ndryshuan mënyrën e pushimeve

schedule12:05 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:05 - 5 Shtator, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në fund të një rrugice të errët, ku mund të jenë fshehur dikur vrasësit, ndodhet një pallat i zbukuruar i shekullit të 15-të. Ju mund të ngjisni një shkallë me qirinj dhe aty do të gjeni një vend për t’u ulur në sallë. Violetta po përgatitet për mbrëmjen e quajtur “La Traviata”, një operë që pati premierën në Venecia në vitin 1853.

Në Musica a Palazzo ka vetëm tre muzikantë, këngëtarë dhe publiku, të cilët cilësohen si të ftuarit në festë. Për të parë veprën e Giuseppe Verdi ju mund të merrni një gotë Prosecoo( verë italiane e bardhë) me pamje nga Kanali i Madh.

Pushimet verore janë një mrekulli. Udhëtimet jashtë vendit kërkojnë sigurisht të merni leje nga puna, të keni të ardhura të mjaftueshme, infrastrukturë të mirë dhe paqe ndërkombëtare.

Pandemia i pezulloi të gjitha këto por edhe taksat për ndryshimet klimatike mund t’i bëjnë ato të papërballueshme. Edhe nëse do të arrini ta bëni, lumturia nuk do të zgjasë shumë, sepse siç e dini pushimet janë të mbushura me rreziqe dhe kontradikta.

Një prej tyre është iluzioni i eksploruesit, ku njerëzit vendosën të zbulojnë atë që ëndërronin të gjenin. Venecia, për shembull, ka qenë një vend i preferuar për vizitorët me shekuj, me gondola dhe opera romantike, raporton abcnews.al.

Ajo që e trishton më shumë një turist është kur ti arrin në destinacion dhe ajo që sheh nuk përputhet me atë që ti ke menduar. Merrni parasysh zhgënjimin e Samuel Johnson në librin një “Udhëtim në ishujt perëndimor të Skocisë”, i botuar në 1775.

“Ne e pamë shumë vonë atë që prisnim të shihnim,” tha ai, “një popull me pamje të veçantë dhe një sistem të jetësës së vjetër.”

Diçka e tillë është kaq e njohur. Ju shkoni në kërkim të autenticitetit dhe të bukurës dhe jeni të detyruar të porosisni sepie përmes një aplikacioni. Nëse autenticiteti është kaq i pamundur po ashtu është edhe rehatia. Sapo mbërrini, ju do të pickoheni nga mushkonjat dhe do të prisni me orë të tëra në radhë.

Ti humbet në rrugë aq të ngushta në një mënyrë që është qesharake dhe humb destinacionin.  Një veçori e çudirave europiane është se shëtitjet janë gjithashtu një lloj dhimbjeje: me kujtime të shekujve të gjakderdhjes dhe ankthit që përfshinë të gjitha lozhat dhe bazilikat.

Rezultati është një kombinim i sikletshëm i kënaqësisë dhe dhembshurisë.

Kujtesa dhe koha janë defektet kryesore në festa. Asnjëra nuk mund të tejkalohet. Një festë krijohet nga dëshirat që grumbullohen në 50 javët e tjera të vitit. Kjo është arsyeja pse detajet e parëndësishme – mobilimi në dhomën e hotelit, mëngjesi mund të marrin një rëndësi kaq të madhe.

Në librin e tij “Arti i udhëtimit”, Alain de Botton përmendi faktin se magjitë në të cilat ankthet e përditshme zbehen dhe udhëtarët janë të hapur ndaj mrekullive përreth tyre, rrallë zgjasin më shumë se dhjetë minuta.

Pse, atëherë, shkuat me pushime?

Me siguri, jo për fotot dhe ushqimet. Me fat, krahas djegieve të lëkurës nga dielli, turmave dhe çmimeve, keni pasur edhe momente harmonie. Një shesh magjik gjatë muzgut, një mbrëmje e përsosur familjare, një udhëtim nëpër lagunën në të cilën ndihesh si Sophia Loren, ishin këto detaje që jeta dhe bota të dukej më e madhe dhe bujare.

Siç vë në dukje de Botton, Wordsworth besonte se “pika kulminate” të tilla mund të jetojnë në memorien tonë dhe të jenë pjesë e jetës tonë për vite. Poeti po mendonte për epifanitë në natyrë, por ato mund të lindin edhe në një shezlong ose në një pjatë.

Ose edhe në opera. Për finalen e “La Traviata” ju zhvendoseni në dhomën e gjumit të pallatit. Dhe shihni vdekjen e Violetës, e cila e dëshpruar vdes në krahët e Alfredos.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!