Si refuzoi Bill Clinton çajin me Mbretëreshën në Londër për të provuar ushqim indian

schedule10:36 - 20 Korrik, 2021

schedule 10:36 - 20 Korrik, 2021

Bill Clinton refuzoi çajin me Mbretëreshën dhe darkën në Checkers sepse donte të “ishte turist” dhe të provonte një restorant indian gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Britaninë e Madhe me Tony Blair si kryeministër. Ky fakt është zbuluar nga arkivat.

Downing Street e cilësonte vizitën e Clinton si shumë të rëndësishme për vendosjen e marrëdhënieve të mira, midisi  kryeministrit të ri dhe presidentit të atëhershëm të SHBA.

Sipas dokumentave të zbuluara nga mediat britanike, nga ana tjetër Pallati Buckingham kontaktoi qeverinë  duke thënë: “Mbretëresha do të ishte shumë e kënaqur për të ftuar Clinton për çaj në 17:00”.

Por, megjithëse “shumë mirënjohës për ftesën e Mbretëreshës”, çifti Clinton nuk e pranoi këtë ftesë.

Clinton ka deklaruar asokohe se do të dëshironte të ishte “turist” në Londër dhe kishte shprehur dëshirën për të provuar ushqim indian, sipas një shënimi informues të Downing Street të lëshuar nga Arkivat Kombëtare. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!