Si ra 50 kilogram në 10 muaj pacientja në spitalin “Hygeia”

schedule14:59 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 14:59 - 3 Dhjetor, 2020

Ky është një tjetër rast suksesi nga Prof. Asc. Dr. Celep Bahadir, pranë spitalit Hygeia.  Pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale bariatrike Mini-Bypass Gastrik, pacientja ka arritur të humbë 50 kg pas 10 vetëm muajve.
Kirurgjia bariatrike aplikohet me qëllim rënien nga pesha në mënyrë të përhershme dhe është mjaft efektive në arritjen e rezultateve të dëshiruara nga pacientët.
Nëpërmjet ndërhyrjes së Mini Bypass-it Gastrik stomaku ndahet në dy pjesë duke lënë funksionale vetëm një pjesë mjaft të vogël të tij.
Më tej, vëllimi i mbetur i stomakut lidhet drejtpërdrejtë me zorrën e hollë në një segment të caktuar të saj duke shmangur pjesën përgjegjëse për absorbimin e karbohidrateve dhe yndyrnave.

Çfarë është Kirurgjia bariartrike (Obezitetit) dhe si funksionon?

Kirurgjia bariatrike është një ndërhyrje kirurgjikale e cila synon rënien në peshë të pacientit në mënyrë të përhershme. Kirurgjia bariatrike aplikohet në personat me IMT 35 kg/m2 të cilët kanë edhe sëmundje shoqëruese si dhe te personat me IMT mbi 40 kg/m2.

Kjo kirurgji konsiston në ngushtimin (kirurgjia restriktive) apo zvogëlimin e stomakut gjë që siguron që pacienti pas kirurgjisë të mos arrijë të konsumojë ushqim në sasi të mëdha dhe si rrjedhim ai/ajo arrin të humbasë peshë në kohë.

Ndër proçedurat standarte dhe më të aplikuara të Kirurgjisë bariatrike janë :

Bypass Gastrik – Nëpërmjet kësaj proçedure stomaku ndahet në dy pjesë duke lënë funksionale vetëm 1/10 e tij. Ndërkohë vëllimi i mbetur i stomakut pas reduktimit lidhet drejtpërdrejtë me zorrën e hollë në një segment të caktuar të saj duke shmangur pjesën përgjegjëse për absorbimin e karbohidrateve dhe yndyrnave.

Unaza Gastrike – Kjo proçedurë konsiston në vendosjen e një unaze e cila ka për qëllim të ngushtojë stomakun duke e ndarë atë në dy pjesë. Kjo unazë pozicionohet në mënyrë të tillë që ndarja e sipërme e stomakut(ndarja e parë) të jetë më e vogël sesa ndarja e poshtme duke kufizuar sasinë e ushqimit që pacienti/ja arrin të konsumojë.

Ngushtimi i stomakut (sleeve surgery) – Është proçedura gjatë së cilës hiqet pjesa më e madhe e stomakut, përkatësisht rreth 80% e tij, me qëllimin e vetëm që pacienti/ja të mos mund të konsumojë të njëjtën sasi ushqimi si më pare.Me zvogëlimin e vëllimit të stomakut ulet edhe sasia e hormonit grelin i cili sinjalizon kur personi është i/e uritur.

Switch Duodenal – Kjo proçedurë është kombinim i dy procedurave dhe përkatësisht “ngushtimit të stomakut” dhe “bypass-it gastrik”. Edhe në këtë proçedurë hiqet definitivisht një pjesë e konsiderueshme e stomakut, dhe njëlloj si me “bypass-in gastik” vëllimi i mbetur i stomakut pas reduktimit lidhet drejtpërdrejtë me zorrën e hollë.

Vlen të theksohet që së fundmi, në strukturat spitalore moderne, Kirurgjia bariatrike realizohet me teknikën kirurgjikale laparoskopike (të mbyllur), teknikë kjo që ofron edhe një sërë avantazhesh për pacientin për faktin që realizohet me prerje shumë të vogla dhe koha e qëndrimit në spital dhe rekuperimit post kirurgjisë është më e shpejtë krahasuar me teknikat kirurgjikale konvencionale.

Kirurgjia bariatrike e realizuar me laparoskopi aplikohet gjerësisht dhe me shumë sukses edhe në Spitalin Hygeianga Prof.Dr.Celep Bahadir, shef i Departamentit të Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Hygeia. Prof.Celep Bahadir ka nje karrierë profesionale mbi 20 vjeçare dhe gjatë karrierës së tij ka realizuar mbi 1.000 Kirurgji bariartrike.

*Për të rezervuar takimin tuaj me Prof. Asc. Dr. Celep Bahadir, lutemi të kontaktoni në numrin 04 23 90 000

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!