Si punëdhënësit “detyruan” punonjësit të linin punën?

schedule11:13 - 1 Korrik, 2021

schedule 11:13 - 1 Korrik, 2021

Nga Kate Morgan, BBC

Kur filloi pandemia, Melissa Villareal punonte si mësuese historie në një shkollë private në Kaliforni. Ishte një punë dhe fushë që ajo e donte shumë.  Por tani një vit më vonë ajo hoqi dorë nga mësuesia dhe filloi të punonte në një kompani për produkte kozmetike.

Personat si Villareal nuk dëshirojnë të punojnë më në profesionin e tyre dhe po kërkojnë vende të tjera pune- si puna në grupe. Sipas një sondazhi të Microsoft me më shumë se 30,000 punonjës nga e gjithë bota, 41% e tyre po mendonin të linin punën ose të ndryshonin profesionin këtë vit, dhe në një studim nga kompania e softuerëve HR Personio për punonjësit në MB dhe Irlandë  38% e personave të anketuar planifikonin të linin punën në gjashtë muajt e ardhshëm deri në një vit .

Vetëm në SHBA, në muajin prill  më shumë se katër milion njerëz lanë punën e tyre, sipas një raporti nga Departamenti i Punës. Ka një sërë arsyesh që njerëzit kërkojnë një ndryshim,  dhe disa prej tyre e kanë quajtur ‘Dorëheqja e Masive’, raporton abcnews.al

Për disa, pandemia e përshpejtoi këtë ndryshim, duke i inkurajuar ata të ndjekin  punën e ëndrrave. Por për shumë të tjerë, vendimi për t’u larguar erdhi si rezultat  se si punëdhënësit i kanë trajtuar gjatë pandemisë.

Ky ishte rasti për Villareal. Në SHBA, shkollat ​​private, të qeverisura nga rregulla të ndryshme, filluan mësimin normalisht në krahasim me shkollat publike. Villareal  ishte e shqetësuar për sigurinë e saj, dhe gjithashtu e stresuar edhe e ngarkuar me punë, e sidomos për faktin qe ajo po mashtronte nxënësit njëkohësisht.

Ajo kuptoi  që shqetësimet e saj  nuk u morën parasysh madje as nuk u dëgjuan.

Në fund të fundit, Villareal vendosi që të linte punën dhe të fillonte nga e para në një industri krejtësisht të re më mirë se sa të  qëndronte në një vend pune  ku e ndjente veten të nënvlerësuar.

Për të sigurisht ishte një zgjidhje e vështirë. Megjithatë, sipas Villareal, ishte e qartë se asgjë nuk kishte të bënte me shëndetin e saj, shëndetin e fëmijëve ose mirëqenien mendore të askujt.

Por ishte një biznes dhe kishte të bënte me paratë.

 

Më e rëndësishmja, punonjësit po marrin vendime për t’u larguar nga puna bazuar në mënyrën se si punëdhënësit i trajtuan ata gjatë pandemisë. Në fund, punonjësit qëndruan në ndërmarrjet që i ofruan mbështetje dhe u larguan nga ato që nuk i ofruan.

Siç dëshmohet nga një studim i kohëve të fundit në Stanford, shumë prej këtyre ndërmarrjeve me kushte jo të favorshme  dyfishuan vendimet që nuk mbështesnin punonjësit,  të tilla si largimi nga puna (ndërsa, anasjelltas, kompanitë që kishin një kulturë të mirë kishin tendencë për të trajtuar mirë punonjësit).

Por pavarësisht ambientit të punës, shumë prej tyre nuk u larguan nga puna. Dhe megjithëse punonjësit gjithmonë janë kujdesur për mjediset në të cilat punojnë, pandemia shtoi një dimension krejtësisht të ri: një gatishmëri për të vepruar, thotë Alison Omens, shefja e  strategjisë së JUST Capital, firma kërkimore që mblodhi  të dhënat e studimit.

“Të dhënat tona gjatë viteve kanë treguar gjithmonë se gjëja për të cilën njerëzit interesohen më shumë është mënyra se si kompanitë i trajtojnë punonjësit e tyre”, thotë Omens.

Kjo matet me metrika të shumta duke përfshirë pagat, përfitimet dhe sigurinë, mundësitë për avancim, sigurinë dhe angazhimin ndaj barazisë. Gjatë pandemisë,  njerëzit kanë shpresuar për më shumë mbështetje nga kompanitë. Ditët e para të pandemisë na kujtuan se njerëzit nuk janë makina “, tha Omens.

“Nëse jeni të shqetësuar për fëmijët tuaj, për shëndetin tuaj, pasigurinë financiare dhe faturat tuaja, dhe të gjitha gjërat që vijnë me faktin e të qenit njerëzor, ka më pak të ngjarë të jeni produktiv. Dhe të gjithë ne ishim të shqetësuar për ato gjëra. ”

Punonjësit prisnin që punëdhënësit e tyre ti ndihmonin ata ose të paktën ti kuptonin shqetësimet që kishin – dhe kompanitë që nuk arritën të bënin asgjë, raporton abcnews.al

Studimi i Personio gjithashtu tregoi se më shumë se gjysma e të anketuarve që po planifikonin të linin punën donin ta bënin këtë për shkak të pagave të ulëta, të prishjes së  ekuilibrit punë-jetë ose një kulture toksike të vendit të punës .

Largimi masiv i punonjësve  po ndodh në të gjitha vendet e punës, dhe është veçanërisht i dukshëm në shërbimet dhe punët me pakicë. Në fakt, sektori amerikan i shitjes me pakicë ka konstatuar numrin më të lartë të personave që janë larguar nga puna në krahasim me çdo industri tjetër.

Vetëm më pak se 650,000 punonjës me pakicë lanë punën gjatë  muajit Prill, sipas të dhënave nga Departamenti i Punës.

 

Gjatë pandemisë, punonjësit thelbësorë – shpesh në pozicione më të ulëta  kanë mbajtur barrën e vendimeve të punëdhënësve. Shumë punonin me orë të zgjatura, në pozicione që kërkonin bashkëpunim me publikun me pak ose aspak masa sigurie nga kompania dhe, të paktën në SHBA, pa asnjë garanci.  Këto arsye bënë që punonjësit të largoheshin.

Tani, shitësit me pakicë po përpiqen të zëvendësojnë vendet e punës që janë bosh dhe e kanë të vështirë të gjejnë punonjës të rinj dhe që janë të gatshëm të punojnë në ato kushte. Kompanitë përfshirë Target dhe Best Buy kanë rritur pagat, ndërsa McDonald’s dhe Amazon po ofrojnë bonuse punësimi që variojnë nga 200 deri në 1000 dollarë.

Sipas një studimi nga kompania Korn Ferry 94% e shitësve me pakicë nuk po plotësojnë dot vendet bosh. Një pjesë e problemit, sipas Omens, është se ndërsa stimujt financiarë janë gjëja kryesore që tërheq punonjësit, ka një ndryshim të madh në prioritetet që do të thotë se nuk ka të bëjë vetëm me paratë, raporton abcnews.al

Shumë punonjës me pakicë dhe të shërbimeve po lënë punën në favor të pozicioneve të reja – në zyra, për shembull – që në të vërtetë paguajnë më pak, por ofrojnë më shumë përfitime. Me punëdhënësit në të gjithë bordin që kërkojnë punonjës të rinj, shumë kanë theksuar që është e lehtë të gjesh një punë tjetër.

Ne i kemi pyetur njerëzit nëse do të punonin në një punë më pagë të ulët por që përputhet me vlerat e tyre, dhe ata thanë po.

A mundet që kjo “Dorëheqje Masive”  të sjellë ndryshime domethënëse, afatgjata në kulturën e vendit të punës dhe mënyrën sesi kompanitë investojnë tek punonjësit e tyre?

Omens beson se përgjigjja është po. Ndryshimi po ndodhte edhe  para pandemisë,, me një “rritje reale në atë që njerëzit po kërkojnë në lidhje me pritshmëritë e  tyre nga CEO dhe kompanitë”.

Më pak se 650,000 punonjës amerikanë  u larguan nga puna gjatë muajit Prill. Në fund të marsit 2020, sipërmarrësi dhe investitori miliarder Mark Cuban paralajmëroi ndërmarrjet që të mos detyrojnë punonjësit të rikthehen në zyra.

Si për njerëzit që punojnë tashmë në kompani ashtu edhe për ata që sapo kanë hyrë  në tregun e punës, mënyra se si një kompani i ka trajtuar njerëzit e saj gjatë një viti e gjysmë do të përcaktojë rrjedhën e së ardhmes.

Tashmë është bërë e detyrueshme që kompanitë të bëjnë investime serioze në pagat e punonjësve të tyre, mundësitë dhe mirëqenien e përgjithshme, nëse nuk e kanë bërë tashmë, tha Seychell.

“Duhen gjashtë deri në nëntë muaj që një person të jetë plotësisht efektiv në një pozicion të caktuar pune. Kompanitë që kanë humbur shumë nga punonjësit e tyre do të duhen të përballen me vështirësi 12 deri në 16 muajt e ardhshëm, dhe ndoshta edhe më gjatë.

Kompanitë që nuk investojnë te punonjësit e tyre nuk do të ecin përpara”. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!