Ndërsa trupat izraelite zgjerojnë më tej operacionet e tyre në Rripin e Gazës, ata kanë lëshuar urdhra të përditësuar në lidhje me evakuimet, veçanërisht në qendër dhe në jug. të rripit
Një nga mënyrat se si i shpërndan këto udhëzime është përmes një harte në internet që ndan Rripin e Gazës në qindra blloqe, shkruan BBC.
Banorëve u kërkohet të monitorojnë zhvillimet në zonën ku jetojnë dhe të ndjekin udhëzimet e IDF [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit] përmes organeve të ndryshme mediatike”.
Sot në mëngjes ajo përdori mediat sociale për të lëshuar urdhra të rinj evakuimi në rreth 20 zona në jug të Gazës.
IDF ka hedhur gjithashtu fletushka mbi zona duke urdhëruar njerëzit të evakuohen, ndonjëherë duke përfshirë kodet QR të lidhura me hartën dhe ka bërë thirrje telefonike duke paralajmëruar banorët për sulme të afërta. Qasja e saj ka tërhequr kritika.
Sari Bashi nga Human Rights Watch tha se Izraeli po u kërkonte njerëzve “të cilët nuk kanë energji elektrike apo internet të skanojnë disi një barkod për të parë se ku duhet të shkojnë”.
Ajo tha gjithashtu se Izraeli po u thotë njerëzve të ikin “kur nuk ka vend të sigurt për të shkuar” dhe kur nuk ka mënyrë të sigurt për të arritur atje.
OKB-ja vlerëson se rreth katër në pesë persona në Gaza u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe SHBA-ja i ka lëshuar një paralajmërim Izraelit për të mbrojtur civilët – gjë që Izraeli thotë se po bën “përpjekjet maksimale” për ta bërë./abcnews.al