Si PD zbuloi vendimin e dënimit të Agron Malaj?

schedule13:36 - 16 Janar, 2020

schedule 13:36 - 16 Janar, 2020

Partia Demokratike denoncoi një tjetër kryebashkiak me të kaluar kriminale.

Pas verifikimeve të thelluara në qarqet Dibër dhe Lezhë, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi denoncoi kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, të dënuar me vendim të formës së prerë me 10 muaj heqje lirie për armëmbajtje pa leje.

KQZ vendosi në maj të këtij viti të mos e konsideroi si vepër që i ndalon të drejtën e kandidimit Malajt, duke i hapur rrugën këtij të fundit për marrjen e drejtimit të bashkisë.

Në verifikimet e thelluara që Partia Demokratike po kryen për pastërtinë e figurës në qarqet Dibër dhe Lezhë nuk e kishte të vështirë të gjente dënimin e kryebashkiakut  të Matit, Agron Malaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i kërkoi zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut për socialistin e Matit për shkak të dënimit të tij për armëmbajtje pa leje.

Bardhi kujtoi se kryebashkiaku i Matit është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit të mandatit për shkak të dënimit të tij me burg dhe për shkak të parashikimeve ligjore për veprën penale të armëmbajtjes.

Në 15 maj të vitit 2019, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve mori në shqyrtim rastin e formularit të Agron Malajt por duke e konsideruar të dhënat e deklaruara si të paparashikuara në ligjin për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vendosi t’i hap rrugë kandidimit të tij për Bashkinë e Matit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!