Si paraqitet situata nga Covid-19, qyteti me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit

schedule17:35 - 15 Nëntor, 2020

schedule 17:35 - 15 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 597 raste të reja dhe 11 humbje jete nga Covid -19 në 24 orët  e fundit duke shënuar përsëri shifra të larta të infektimeve por edhe të viktimave.

Edhe numri i të shtruarve në 3 spitalet Covid ka shënuar rritje.

LEXO edhe: Rritet numri i viktimave, humbin jetën 11 paciente, konfirmohen 597 raste me Covid

Rritje ka shënuar edhe numri i personave në intubim, ndërsa numri i pacientëve në terapi intensive ka mbetur në të njëjtat shifra, si 24 orët e kaluara.

Në 24 orët e fundit vihet re se qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është qyteti i Durrësit me 38 raste, i ndjekur nga Korça dhe më pas qyteti i Fierit me 36 raste, ndërsa ditën e djeshme qyteti me më shumë të infektuar ishte po Durrësi, por i ndjekur nga qyteti i Krujës me 32 raste, dhe më tej Elbasani me 31 raste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, ditën e djeshme u shëruan 100  qytetarë ndërsa në 24 orët e fundit kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen 122 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 12.889 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas raportimit të Ministrisë se Shëndetësisë aktualisht në Shqipëri janë 14.318 raste aktive me covid-19.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!