“Si Pablo Escobar”, çanta me 9 mln euro kokainë hidhet nga aeroplani mbi një çati shtëpie

schedule09:40 - 15 Korrik, 2021

schedule 09:40 - 15 Korrik, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sardenja të Italisë, ku një pako kokaine ka rënë nga qielli si në serialet televizive Narcos për trafikantin Pablo Escobar.

Këto skenarë ishin të përditshëm në vitet 1980 ku trafikantët dërgonin drogë më aeroplanë në SHBA, por mesa duket edhe në ditët e sotme kjo metodë është ende aktive. Këtë herë skena u përsërit në Itali. Një trafikant italian përdori një aeroplan për të hedhur drogë në ishull, por shkoi keq.

Ai u gjurmua nga karabinierët e Oristano dhe u arrestua. Hetimet filluan disa muaj më parë, kur hetuesit zbuluan një mënyrën – mjaft e pazakontë, me të cilën trafikanti kishte sjellë dërgesën e drogës në Sardenjë.

Lëshimi i një ngarkese droge nga qielli ndodhi në Baratici San Pietro , në zonën e Oristano më 28 mars. 8.5 kg kokainë për një vlerë prej mbi 9 milion euro, ra nga qielli në çatinë e një shtëpie private dhe jo në duart e trafikantëve. Dhe është pikërisht ky gabim në goditjen e ‘shënjestrës’ që shkaktoi hetimet e karabinierëve të cilët me operacionin e fundit ‘Fluturo poshtë’ identifikuan pilotin që hodhi çantën plot me drogë.

28-vjeçari F. R. përfundoi në pranga, ndërsa në të shkuarën e tij ishte krejtësisht i pastër. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!