Si në filma, u martua në spital pasi mjekët i thanë se ishte në fund të jetës, disa orë më vonë një transplant zemre e shpëton

schedule14:33 - 5 Korrik, 2022

schedule 14:33 - 5 Korrik, 2022

Një 47-vjeçar i cili kishte probleme me zemrën dhe mjekët i kishin thënë se ishte në fund të jetës së tij ka dashur të plotësojë dëshirën e fundit në spital.

Ai u martua në repartin e kujdesit intensiv të Kardiologjisë në spitalin Molinette në Torino.

Por papritur, në momentin e ceremonisë, një zemër e përputhshme mbërriti për transplantim.

Disa orë më vonë, gjatë natës, burri iu nënshtrua me sukses operacionit. 47-vjeçari ishte shtruar në spital në qershor në një spital në provincën e Cuneo.

Duke iu nënshtruar trajtimeve të para, ai u transferua me urgjencë në Molinette, Torino në repartin e kujdesit intensiv.

Megjithatë, kushtet klinike u përkeqësuan dhe ishte e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Ai u vendos në listën për transplantim.

I frikësuar nga më e keqja, 47-vjeçari kërkoi të martohej me partneren e tij 42-vjeçare  në repartin e kardiokirurgjisë, shkruan Tg Com. 

Pak orë më vonë ai mori një surprizë, një dhuratë martese: raporti nga Qendra Kombëtare e Transplantit thoshte se ishte gjetur një donator i pajtueshëm në Napoli.

Me një fluturim special, zemra u mor dhe mbërriti në Torino 12 orë pas dasmës.

Mrekullia ndodhi dhe tashmë 47-vjeçari mund ta shijojë martesën e tij./Abcnews.al/