Si ndryshoi qëndrimi i sekretarit britanik/ “Trump sociopat, narcist dhe ksenofob”, Lammy: Lajm i vjetër

schedule15:42 - 11 Nëntor, 2024

schedule 15:42 - 11 Nëntor, 2024

David Lammy, Sekretari I Jashtëm Britanik i cili në vitin 2018  perpara se te merrte postin e kishte quajtur Donald Trump një Tiran, një sociopat që Urren grate dhe një simpatizantë të Neonazistëve ka deklaruar në një intervistë për BBC se këto deklarata të tij janë thjesht një “Lajm I vjetër”.

Kreu I Diplomacisë  Britanike u shpreh se qeveria Laburiste do të gjejë gjuhën e përbashkët me Presidentin e Zgjedhur Amerikan, për të mirën e vendit dhe për interesat Kombëtar. David Lammy  u shpreh për BBC se në një Drekë që kishte pasur me Trump në muajin Shtator të këtij vitit përpara se Republikani të fitonte zgjedhjet, ai ishte treguar mikpritës dhe shumë I sjellshëm. Sekretari i Jashtëm Britanik u shpeh se në takimin me Trump nuk kishte diskutuar deklaratat e bëra prej tij në vitin 2018.

“Unë mendoj se Donald Trump po gjen gjuhën e përbashkët ashtu siç edhe ne po përpiqemi të gjejmë gjuhën e përbashkët. Shikoni ku është bota sot, kemi një luftë në Europë dhe humbje të jashtëzakonshme jetësh në një tjetër luftë në Lindjen e Meme. Britania dhe Shtetet e Bashkuara kane nje marrdhenie te vecante. Jemi perballe Donald Trump qe ka pervoje ne Shtepine e Bardhe dhe per interesat tona te perbashketa duhet te punojme me njeri tjetrin.

Përveç Deklaratave të bëra në vitin 2018, David Lammy e kishte përshkallëzuar gjuhën e tij ndaj Donald Trump edhe në vitin 2019 kur Republikani ishte në mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Lammy e ka quajtur më herët Trump edhe mashtrues, narcist, njeri te pandershem, ksenofob dhe jo nje mik te Britanise se Madhe.

Në Intervistën e tij për BBC sekretari i Jashtëm Britanik u shpreh se do te ishte e veshtire te gjendej ndonje politikan perendimor qe nuk kishte then paka shume te njejtat gjera per Donald Trump pergjate mandatit te tij te parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!