Ka shumë përfitime të vërtetuara shkencërisht të seksit, duke përfshirë forcimin e sistemit imunitar, funksionimin më të mirë të zemrës, rezistencën më të madhe ndaj dhimbjeve dhe humorin më të mirë. Por seksi mund të stimulojë trurin dhe të na bëjë më të zgjuar.
Një studim tregoi se njerëzit e dashuruar kanë nivele të larta të të ashtuquajturit faktori i rritjes së indit nervor (NGF) , një proteinë që ndihmon qelizat nervore të mbijetojnë dhe të rriten. Gjithashtu, sipas një studimi tjetër, kur një çift bën seks, nivelet e stresit të të dy partnerëve ulen ndjeshëm.
Kohët e fundit, një studim nga Universiteti Coventry tregoi se seksi i shpeshtë (të paktën një herë në javë) tek njerëzit e moshuar çon në performancë më të mirë në një sërë aspektesh të funksionit mendor – si kujtesa, përqendrimi, rrjedhshmëria e gjuhës dhe përpunimi i stimujve vizualë. /abcnews.al