Si ndikon ngjyra e rrobave në gjendjen shpirtërore?

schedule11:39 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:39 - 11 Nëntor, 2020

Perceptimi ynë për ngjyrat përcaktohet nga zakonet, traditat kulturore dhe në shumë mënyra dhe nga vetë natyra. Prandaj kur bëhet fjalë për zgjedhjen e rrobave, ngjyrat e duhura mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore.

E kuqja

Si ndikon ngjyra juaj e rrobave në gjendjen shpirtërore?

Kjo ngjyrë nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mund të duket. Një veshje e kuqe kërkon guxim, rrit vetëbesimin dhe bën që të bini në sy nga të tjerët. E kuqja zotëron atmosferën e pasionit dhe sensualitetit.

E verdha

Si ndikon ngjyra juaj e rrobave në gjendjen shpirtërore?

Ky ngjyrë ndihmon të krijoni më shumë afrimitet dhe maturi. Duhet të keni kujdes që të zgjidhni një nuancë që përshtatet me lëkurën tuaj. Nëse nuk ndiheni të sigurtë për ngjyrën që keni zgjedhur, kombinojeni me aksesorë të ndryshëm.

Bluja

Si ndikon ngjyra juaj e rrobave në gjendjen shpirtërore?

Ngjyra blu ndikon në fiziologjinë tonë duke ulur presionin e gjakut. Kjo ngjyrë është e sigurt dhe ju ndihmon të relaksioni si dhe të krijoni një përshtypje të parë pozitive. Nëse nuanca që keni përdorur është e errët, zbuteni pamjen tuaj duke e kombinuar me aksesorë dhe rroba neutrale ose me ngjyrë të lehtë.

Jeshilja

Si ndikon ngjyra juaj e rrobave në gjendjen shpirtërore?

Një tjetër ngjyrë që mund të jetë qetësuese dhe gjallëruese njëkohësisht. E gjelbra ka shumë nuanca, gjë që e bën atë të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Vjollcë

Si ndikon ngjyra juaj e rrobave në gjendjen shpirtërore?

Kjo ngjyrë është thelbësore për krijimin e një përshtypjeje me përvojë dhe me vetëbesim. Për shembull, rekomandohet të vishni rroba me këtë ngjyrë në një intervistë për punë. “Veshjet vjollcë mund ta bëjnë një fytyrë të re të duket më e pjekur”, thonë ekspertët. Për më tepër, vjollca mund të gjallërojë edhe pamjen më të zakonshme.

E zeza

Si ndikon ngjyra juaj e rrobave në gjendjen shpirtërore?

Ngjyra që i përshtatet të gjithëve! Kur bëhet fjalë për veshjen, e zeza është e famshme për krijimin e një efekti vizual dobësues. Në përgjithësi, veshjet me ngjyrë të zezë mund të krijojnë një përshtypje të dyfishtë trishtimi dhe elegance të rritur.

Portokallia

Si ndikon ngjyra juaj e rrobave në gjendjen shpirtërore?

Portokallia mendohet të jetë idealja për stimulimin e aktivitetit dhe krijimtarinë. Provoni ta përdorni atë në kombinim me ngjyra të ftohta ose neutrale. /abcnews.al