Profesori Enri Hide, i ftuar në studion e emisionit “Lufta dhe Paqja”, u pyet edhe se çfarë mund të ndryshojë në Ballkanin Perëndimor me luftën që po ndodh prej një viti në Ukrainë. Ai tha se rrezikojmë që të shkojmë në prag të një “ravijizimi midis një Ballkani filo-rus dhe filo-evropian”.
“E para ka rënë miti i superfuqisë së dytë më të madhe. E dyta, Perëndimi ka provuar se mund të veprojë si i tillë përtej ulërimave përçarëse të Putinit që etiketon si një njësi të vetme elitën perëndimore. E treta, kemi vënë re për herë të parë se BE di të veprojë përballë një rreziku të tillë.
E katërta, ka ndryshuar strategjia e Kinës, e cila po afrohet me Rusinë, Ky është një nga ndryshimet më të mëdha. Jemi në prag të një ravijizimi të ri ndarës midis një Ballkani filo-rus dhe filo-evropian. Sa herë që kemi pasur vështirësi nga BE, kemi valëvitur si flamuri atë pjesë e vështrimit kah lindjes.”
Ndërkohë për kapitenin Artur Meçollari, “rezultatet e luftës në Ukrainë do të ndihen shumë shpejt në Ballkan sepse mbaron fuqia që vjen nga Rusia“./abcnews.al