Si ndikon kripa e tepërt në shëndetin e zemrës?

schedule13:45 - 17 Janar, 2022

schedule 13:45 - 17 Janar, 2022

Kripa (natriumi), është një mineral për të cilin të gjithë kemi nevojë. Ai luan një rol të rëndësishëm në funksionin e shëndetshëm të nervave dhe muskujve. Trupi ynë ka nevojë për pak kripë për një shëndet optimal. Kripa e tepërt bën që trupi të mbajë ujë. Kjo rritje e lëngjeve në trup rrit presionin e gjakut, gjë që ngarkon enët e gjakut, zemrën dhe veshkat. Si rezultat, njerëzit me presion të lartë të gjakut janë të rrezikuar të zhvillojnë sulm në zemër, goditje në tru dhe dështim të zemrës.

Shumica e njerëzve nuk e dinë sasinë e kripës konsumojnë. Njerëzit supozojnë se nëse nuk e përdorin shumë kripën në ushqim, ata nuk e konsumojnë shumë kripën. Por kripa/natriumi është i pranishëm në shumë nga ushqimet që ne konsumojmë. Sidomos ushqimet e përpunuara. Është e rëndësishme ti kushtoni vëmendje marrjes së kripës nëse keni presion të lartë të gjakut dhe nëse keni dështim të zemrës. Sasia e tepërt e natriumit dhe mbajtja e lëngjeve shoqëruese mund të jetë shumë e rrezikshme.

Sa mg kripë duhet të konsumojmë në ditë?

“Shoqata e Zemrës”, rekomandon jo më shumë se 2,300 miligramë natrium (një lugë çaji) kripë në ditë, megjithatë për shumicën e të rriturve, veçanërisht të moshuarit, jo më shumë se 1,500 miligramë kripë në ditë. Presioni ynë i gjakut priret të rritet me kalimin e moshës, kështu që ulja e marrjes së kripës mund të ndihmojë për ta mbajtur atë nën kontroll.

Si mund ta reduktojmë sasinë e kripës nëse është e pranishme në ushqimin që konsumojmë?

Në mënyrë ideale, konsumimi i më shumë ushqimeve të freskëta që përgatiten në shtëpi, sesa ushqimeve të paketuara mund të bëjë një ndryshim të madh jo vetëm në konsumimin e kripës, por edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Dhe kur gatuani në shtëpi, përdorni më shumë barishte dhe erëza për shije dhe më pak kripë. Kur blini ushqime të paketuara, lexoni etiketat dhe kërkoni alternativa më të ulëta të natriumit.

Nëse e kufizoj marrjen e kripës, a do të jetë presioni i gjakut normal?

Reduktimi i kripës është një nga gjërat më të lehta që mund të bëni për të ndihmuar presionin e gjakut, por nuk është një kurë për të gjitha. Mund të ketë shkaqe të tjera të presionit të lartë të gjakut si historia familjare, dieta e dobët, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha, pirja e duhanit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit. Presioni i lartë i gjakut, njëlloj si kolesteroli i lartë, është një faktor rreziku i heshtur i sëmundjeve të zemrës, kështu që kontrolli i rregullt i presionit të gjakut dhe kolesterolit mund t’ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të gjeni modifikime të stilit të jetesës ose medikamente nëse është e nevojshme, për të zvogëluar rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!