Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

S’i ndaloi patrullës, shqiptari aksidentohet pas ndjekjes nga policia, i gjenden 17 kg kokainë

schedule23:17 - 22 Prill, 2021

schedule 23:17 - 22 Prill, 2021

Guardia di Finanza arrestoi një shqiptar në Itali me 17 kg kokainë. Operacioni u zhvillua në Bolonja.

Policia i kërkoi shqiptarit që të ndalonte për ta kontrolluar pasi kishte dyshime mbi targën e makinës, por ai e injoroi urdhrin duke u larguar me shpejtësi.

Efektivët e Guardia di Finanza-s iu vendosën në ndjekje, ndërsa pas disa manovrave shqiptari përfundoi duke përplasur 2 makina në një qendër tregtare.



Policia arrestoi shqiptarin kurse nga kontrolli i makinës u gjetën dhe sekuestruan 17 kg kokainë, e cila ishte e ndarë në 16 pako./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!