Si mund të mposhtim variantin Delta?

schedule10:22 - 12 Korrik, 2021

schedule 10:22 - 12 Korrik, 2021

Nga Kent Sepkowitz, CNN

Në korrik të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara “kishin” në kontroll pandeminë, duke qetësuar psikikën e të gjithë kombit dhe duke rritur shpresën për një vjeshtë disi normale. Por në shtator të vitit të kaluar, gjërat ndryshuan: shkolla rifilloi, moti ndryshoi dhe u shfaqën lloje të reja të virusit.  Bota u gjend në të njëjtën situatë; asnjë vaksinë për të mposhtur virusin.

Por një vit më vonë, korrik 2021, situata në Shtetet e Bashkuara është më e qetë dhe gjërat duket sikur po i rikthehen normalitetit. Rastet janë në rënie, vaksinimi po rritet, dhe shumica mendojnë se në vjeshtë situata do ti rikthehet normalitetit ose të paktën kështu besojnë.

Por varianti Delta, ka ndryshuar lojën. Delta po përhapet nëpër Europë dhe Azi  dhe është përhapur kudo në SHBA,  duke regjistruar më shumë se gjysmën  e të gjithë rasteve të reja, raporton abcnews.al

Edhe me këtë inkursion të fundit, situata nuk është dhe aq negative sa duket. Studimet e deritanishme tregojnë se varianti Delta mund të mbahet në kontroll nga vaksinat aktuale të mARN si  Pfizer dhe Moderna – por nevojitet vaksinimi i të gjithë popullsisë.

Por një shumicë heziton të vaksinohet.  Izraeli,një  nga vendet me nivelet më të larta të vaksinimit në botë  ka regjistruar rritje të rasteve. Megjithëse shumica e të infektuarve janë të rinjtë që nuk janë vaksinuar ende, përfshirë rastet me sëmundje të rënda ka  bërë që qeveria të rivendosë sërish kufizimet.

Por bota është lodhur nga jeta e lumtur e maskave dhe kufizimeve. Stadiumet e bejsbollit janë përsëri të tejmbushura me njerëz, kinematë dhe teatrot janë rihapur sërish – dhe shumë prej tyre kanë rinisur rutinën e tyre të përditshme.

Faktet e reja kërkojnë përgjigje të reja dhe prova të reja po grumbullohen çdo ditë.  Dhe sigurisht, informacioni i ri në lidhje me pasojat e variantit Delta do të vlerësohej si një “përparim i madh” – por në botën reale të udhëzimeve të shëndetit publik, përshtatja me provat e reja është interpretuar si, burokratike.

Për të qenë të sigurt, varianti Delta, i fundit në një seri të llojeve gjithnjë e më infektive të Covid-19, ka ndryshuar bazat e pandemisë.

Ky është një shembull i evolucionit. Në fillim të pandemisë, virusi mashtroi ekspertët: Përhapja e sëmundjes para simptomave, plus një numër jashtëzakonisht i lartë të infektuarish pa simptoma, por ngjitëse. Testimi agresiv dhe mbajtja e maskave – paketa e parë e këshillave – ndihmuan në frenimin e pandemisë.

Por kjo qasje ka të ngjarë të paraqesë një presion evolucionar që favorizon shfaqjen e variantit B.1.1.7 ose Alpha, një variant më ngjitës dhe që përhapet me shpejt. Varianti Delta ka të ngjarë të shkatërrohet në një mënyrë ose në një tjetër pasi të infektojë personat më të rrezikuar, raporton abcnews.al

Por, sipas rregullave të  evolucionit, ai do të zëvendësohet nga një variant tjetër ndërsa marshojmë përmes alfabetit grek. Ndoshta këto variante do të shkaktojnë simptoma më të lehta, ose ndoshta një sëmundje më të rëndë para se të arrijnë kulmin e tyre.

Për sa kohë personat më të rrezikuar do të hezitojnë të vaksinohen, virusi do të vazhdojë të sulmojë. Duke pasur parasysh këto kufizime, mënyra e vetme për të kontrolluar me të vërtetë pandeminë është vaksinimi i të gjithë popullsisë.

Ashtu siç ndodhi me poliomielitin, linë, fruthin dhe infeksione të tjera të panumërta- të cilat shkatërruan ekonominë dhe numri i të infektuarve vazhdonte të rritej derisa u zhvillua një vaksinë për secilin virus.

Pavarësisht se deri më tani janë regjistruar 4 milion viktima në të gjithë botën, përfshirë 605,000 në SHBA, një e treta e personave në SHBA ende hezitojnë të vaksinohen.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!