“Si mora fanellat e Ronaldos dhe Beckham”, koleksionisti zbulon sekretin

schedule23:37 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 23:37 - 25 Dhjetor, 2020

Ish-lojtari i Wigan Athletic, James Bullard, ka rikujtuar dhe një herë momentet e tij me yjet e Anglisë. Në një intervistë për “Mirror Sport”, 42-vjeçari rrëfen se është një koleksionist fanellash dhe tregon se si ia arriti të siguronte fanellat e lojtarëve si Cristiano Ronaldo apo David Beckham.

“Ishte ndeshja finale e EFL CUP në vitin 2006 dhe unë shkova në dhomën e zhveshjes së Manchester United për të marrë fanellën e Ronaldos. Nuk hyra plotësisht në dhomën e zhveshjes, sepse ajo ishte në një formë L-je. Gjithsesi, unë hyra brenda dhe i thashë: Ronny mund ta marr bluzën tënde? Të them të drejtën nuk e mbaj mend shumë mirë, por kështu ka ndodhur dhe me Beckham.

Unë prita gjatë për fanellën e tij aq sa kishim mbetur vetëm unë dhe ai në dhomat e zhveshjes. Më kujtohet se ai po vishte pantallonat dhe më tha çfarë po pret. Nuk kishte moment më të çuditshëm se ai”, kujton anglezi.

 

“Unë jam një koleksionist i madh i fanellave, por nuk mund ta besoja se sa i sinqertë ishte Becks. Tashmë fanella e tij qëndron e varur në lokalin tim. Unë po luaja me kombëtaren e Anglisë dhe e dija se nuk isha Rooney apo Lampard, kështu që ai do të ishte shansi im i fundit dhe në fakt ai ishte. Duhej ta shfrytëzoja në maksimum mundësinë dhe ia dola”, përfundon Bullard, i cili që nga tërheqja nga futbolli i luajtur është përfshirë shumë në media, gjithmonë në fushën e sportit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!