Pavarësisht se është kriptomonedha më e madhe dhe më e rëndësishme, Bitcoin është ende e ndjeshme ndaj ndryshimeve dramatike: rritjes dhe uljes së vlerës së saj. Pasi arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave me një vlerë prej 60 mijë dollarësh në prill 2021, vlera e Bitcoin ra në rreth 30 mijë dollarë në fund të korrikut.
Megjithatë, paqëndrueshmëria dhe kriptomonedhat lidhen ngushtë me njëra-tjetrën, Bitcoin shënoi sërish rekord duke kapur vlerën prej 67 mijë dollarësh në fillim të nëntorit. Gjithashtu, Bitcoin iu dorëzua sërish ndryshimeve në fillim të vitit 2022, i nxitur kryesisht nga trazirat politike dhe protestat në Kazakistan dhe bllokimi i internetit, shkruan abcnews.al
Lidhja e situatës në Kazakistan me Bitcoin
Që kur Kina e shpalli të paligjshme monedhën, fqinji i saj është bërë lojtari i dytë më i madh në peizazhin e minierave të Bitcoin, duke zotëruar 18.1 përqind të të gjithë fuqisë globale.
Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa përmes bankës edhe nga Shqipëria
/abcnews.al