Si larja e dhëmbëve ndikon pozitivisht në të gjithë trupin

schedule14:02 - 9 Shkurt, 2021

schedule 14:02 - 9 Shkurt, 2021

Të gjithë e dimë se është e rëndësishme që të kujdesemi për dhëmbët, veçanërisht në ditët e sotme. Por ajo që mbase nuk dini është se larja e dhëmbëve parandalon bakteret e dëmshme që qarkullojnë në rrjedhën e gjakut rreth gjithë trupit, duke ju dëmtuar shëndetin. Kjo na bën të besojmë që larja e dhëmbëve  mund të ndikojë në jetët tona më shumë sesa ne besojmë.

Abcnews.al do ju tregojë pse është kaq e rëndësishme të kemi një rutinë të mirë të kujdesit dentar dhe çfarë ndodh kur nuk kujdesemi.

Larja e dhëmbëve është e mirë për zemrën tuaj

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë mund t’ju mbrojë nga inflamacioni dhe ndërlikimet e mëtejshme. Kur bakteret e dëmshme kalojnë nëpër zemrën tuaj, kjo mund ta bëjë indin të fryhet. Gjithashtu mund të kanosë një rrezik në valvulat e zemrës.

Mban mushkëritë tuaja të shëndetshme

Kërkimet mbi të moshuarit na kanë ndihmuar të kuptojmë se shëndeti oral lidhet ngushtë me shëndetin e mushkërive. Duke larë dhëmbët, ju zvogëloni rrezikun e përhapjes së një infeksioni nga goja në mushkëri, kur marrim frymë. Prandaj është e rëndësishme të kini kujdes, veçanërisht nëse keni një sëmundje kronike të mushkërive.

Mund t’ju mbrojë nga sëmundja e Alzheimerit

Sipas disa studimeve, ekziston një lidhje e ngushtë mes sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe Alzheimerit. Një studim i bërë me 6,000 pjesëmarrës zbuloi se bakteret nga infeksionet e mishit të dhëmbëve kaluan në tru. Me sa duket, kjo ndodh kur neglizhojmë larjen e dhëmbëve.

Ju mbron nga sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe infeksione të tjera

Kur lajmë dhembët rregullisht, ne parandalojmë grumbullimin e baktereve që krijojnë edhe një aroma të pakëndshme dhe të dëmshme. Neglizhimi i larjes së dhëmbeve mund të çojë në gjëra të tilla si perikoroniti, i cili shkakton ënjtje në faqe, aromë të keqe dhe ulçerë, për shkak të indeve të përflakur.

Mban frymën tuaj të freskët

Ekspertët këshillojnë që ne të lajmë dhembët dy herë, në ditë për dy minuta, duke përfshirë këtu pastrimin e gjuhës të paktën njëherë në ditë. Kjo do të ndihmojë në ndalimin e grumbullimit të baktereve që prodhojnë squfur në gojë dhe në fyt.

 Zvogëlon shanset e ndërlikimeve të lindjes

Të kesh një gojë të pastër dhe të shëndetshme mund të jetë shumë e rëndësishme, ndërsa jeni shtatzënë, sepse mban larg infeksionet e mishit të dhëmëbve që mund të prekin foshnjën. Infeksionet të tilla mund të çojnë në peshë më të ulët të lindjes, pasi që potencialisht mund të shkaktojë inflamacion të placentës. Ënjtja e placentës pengon rritjen e foshnjës në bark.

Ndihmon të mbani nën kontroll presionin e gjakut

Larja e dhëmbëve ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut. Është gjetur një lidhje mes pasojave të kujdesit të keq oral, si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, dhe presionit të lartë të gjakut. Njerëzit me presion të lartë gjaku mund të përjetojnë një tendosje shtesë në trup, si në enët e gjakut, zemër dhe organet e tjera jetësore./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!