Revoltohet këngëtari për Covid-19: Mafie, shtojnë shifrat!

schedule18:19 - 21 Tetor, 2020

schedule 18:19 - 21 Tetor, 2020

Berkan Beka është një artist shqiptar që prej kohësh nuk ka pasur dalje televizive, pr shkak të impenjimeve të tij në në kinematografi, megjithatë të gjithë shqiptarët e mbajnë mend për këngët e bukura që bënte dikur.

Në rrjetin e tij social ka publikuar një këngë shumë karizmatike për koronavirusin, për të cilin moderatori i ‘ABC e Pasdites’ Ermal Peçi e pyeti që në nisje të bisedës. Në këtë intervistë ekskluzive, biseda u ndal më së shumti tek situata që po kalojmë, pasi vetë artisti shprehet i revoltuar për mënyrën e menaxhimit.

Ai tha se gjithçka është e fryrë madje, shënohet edhe rastet që nuk janë fare me Covid-19, sikur janë të infektuar.

Këngëtari dhe artisti permend rastin e një shokut të tij, që ishte gjendur në një situatë të tillë, kur kishte shkuar për të mjekuar dorën.

Keybordi i ministrisë që i shkruan shifrat i shtojnë edhe një zero në fund, harrojnë në vend ta bëjnë 80 e bëjnë 800 që të marrin lekë. Shifrat janë të fryra definitivisht, të gjithë jemi lodhur nga kjo temë. Virusi ekziton mirëpo nuk e kanë arritur akoma qëllimin, planin. Përse revoltohem, një shok i imi, shkoi për të mjekuar gishtat e dorës sepse i kishte thyer. Aty i kishin thënë që shkruaj njëherë që arsye që ke ardhur është Covid-19, ne të shënojmë ty si i sëmurë nga Covid-19”.

Duke vijuar bisedën me Ermalin, ai shtoi se situata është krijuar nga mafia dhe se duan të vrasin njerëzit. A ka frikë ai nga këto deklarata? E kanë kërcënuar për ato që shpreh publikisht? Ndiqni intervistën në Youtube.