Si këngët e trishta mund të shërojnë “zemrën e thyer”?

schedule09:45 - 1 Maj, 2022

schedule 09:45 - 1 Maj, 2022

Një zemër e thyer apo fundi i trishtë i një lidhjeje dashurie. Kjo është diçka që shumica prej nesh e kanë përjetuar, ose ndoshta do ta përjetojnë. Në fund të fundit, është pjesë e jetës njerëzore. Por pa dyshim, përvoja mund të jetë shkatërruese. Ju mund ta gjeni veten duke dëgjuar më shumë këngë të trishta apo “depresive”, sipas psychology today.

Kjo muzikë i përshtatet zemrës suaj të thyer dhe ju e lini veten të zhytet në ndjenja të dhimbshme dhe vetë-lënduese. E megjithatë, hulumtimet tregojnë se ka një zgjidhje për zemrën e thyer: Pikërisht dëgjimi i këngëve të trishta.

Hulumtimi i ri zbulon se muzika e trishtë mund t’ju shërojë jo vetëm nga një zemër e thyer, por edhe nga ndonjë situatë negative, dëshpëruese e jetës. Për shembull, një studim i fundit nga Gjermania zbuloi se ndikimi emocional i dëgjimit të muzikës së trishtë është një zgjim i ndjeshmërisë, dhembshurisë dhe dëshirës për lidhje pozitive me të tjerët, raporton abcnews.al.

Kjo, në vetvete, është psikologjikisht shëruese.

Një tjetër eksperiment, nga universiteti i Kentit, zbuloi se kur njerëzit po përjetonin trishtim, dëgjimi i muzikës që ishte “e bukur por e trishtë” përmirësonte gjendjen e tyre të humorit. Veçanërisht kur personi ishte i vetëdijshëm dhe e pranonte situatën që i kishte shkaktuar trishtimin.

Kjo do të thotë se, kur ata synonin që muzika e trishtuar t’i ndihmonte, ashtu ndodhte vërtet. Por kjo nuk ishte e vërtetë nëse ata thjesht dëgjonin këngë të trishta, pa menduar më parë për situatën që i solli në atë pikë.

Këto gjetje lidhen me studime të tjera që tregojnë se të pranoni realitetin ashtu siç është nxit shërimin dhe rritjen përtej lëndimit. Me pak fjalë, pranimi i përvojës suaj të plotë ngjall shpresë – një tjetër paradoks në dukje.

Një studim nga shteti i Ohajos zbuloi se ripërqendrimi në pikat tuaja të forta ju ndihmon të kaloni situatën e vështirë në të cilën ndodheni. Duke i kujtuar vetes gjërat që dini apo bëni mirë, ju fitoni më shumë mundësi për t’i shfrytëzuar pikat tuaja të forta.

Gjithashtu, komunikimi me të tjerët redukton stresin dhe dhimbjen. Të gjeni një qëllim për jetën tuaj, veçanërisht duke bërë diçka përtej shqetësimeve ose nevojave tuaja, është ndoshta më e rëndësishmja.

Diçka e tillë rrit mirëqenien tuaj dhe ndjenjën e angazhimit me diçka më të madhe se vetëm ju. Kështu që herës tjetër që do dëgjoni këngë që ju përlotin, mos harroni se do të bëhet më mirë. Kjo tashmë është e provuar shkencërisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!