Pandemia ka çuar në një sërë rregullash të reja të distancimit shoqëror.
Por sipas një sondazhi të kryer së fundmi, rezulton se marrëdhëniet në çift po lulëzojnë.
Tre të katërtat e personave të anketuar janë shprehur se kanë mësuar diçka të re në lidhje me partnerët e tyre. Një e treta e tyre janë shprehur se marrëdhënia e tyre është bërë më e fortë gjatë kësaj periudhe.
Sondazhi ‘At Home Together’ u krye në dy javët e fundit të muajit Prill dhe zbuloi se 90 përqind e çifteve të anketuara kanë shpenzuar pjesën më të madhe të kohës me njëri-tjetrin.
Që nga njoftimi i izolimit, çiftet kanë kaluar kohë cilësore me njëri-tjetrin, duke zhvilluar zakone më të shëndetshme, për të përmirësuar stilin e jetës së tyre.
Rreth 40 përqind e çifteve kanë komunikuar më hapur me njëri-tjetrin . Pjesa më e madhe e çifteve të anketuara ka zgjedhur të mos i ndajë punët, por t’i bëjnë së bashku, për të pasur përvoja të përbashkëta.
Më pak se 10 përqind e çifteve thanë se marrëdhënia e tyre është tensionuar.
Çiftet që gjenden në largësi me njëri-tjetrin qëndrojnë në kontakt përmes bisedave telefonike ose përmes përdorimit të teknologjinë, duke e bërë atë aleatin e tyre më të madh.
Studiuesit e sondazhit u shprehën se kufizimet sociale dhe pasiguria financiare e shkaktuar nga pandemia kanë rritur stresin dhe ankthin, por koha më e madhe që çiftet po kalojnë së bashku, po i ndihmon ata të afrohen më shumë./abcnews.al