Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si ka mundësi që na dalin peshëngritësit pozitiv sa herë je ti në krye? Gjoza: E ka fajin Greqia

schedule20:28 - 22 Shtator, 2022

schedule 20:28 - 22 Shtator, 2022

Kreu i FSHP-së, Elez Gjoza, pasi doli nga një takim nga Bashkia Durrës, për organizimin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të Rinj, u pyet për rastet e shumta të sportistëve tanë që po dalin pozitiv, pasi marrin medalje që në fund, nuk i hyjnë në punë as dreqit.

Madje për më tepër, shëmtojnë imazhin e Shqipërisë. I pyetur për rastin e çuditshëm sesi është e mundur që sa herë është ai në krye të federatës, dalin gjithmonë raste të peshëngritëseve me doping.

Elez GJoza jo vetëm që nuk kishte ndërmend të mbante përgjegjësinë mbi shpatulla dhe të shfaqte sadopak pendesë, por ia adresojë të gjithë fajin sportistëve. Sigurisht, pa harruar që ta mbështjellë këtë rast me nota patriotike si streha e fundit e njerëzve që nuk mund të mbrohen me arsye dhe për t’ia faturuar të gjithën fajin Greqisë.



“Dopingu është një fenomen botëror, nuk është shqiptar. Nuk është e vërtetë që sportistët dalin me doping sa herë jam unë president, ka ndodhur edhe në të kaluarën. Kjo është përgjegjësi e sportistëve, të cilët duan të marrin diçka të pamerituar. Të gjithë sportistët që janë stërvitur në Greqi kanë rezultar pozitiv me doping dhe me të njëjtën substancë.

Ne do të përjashtojmë përjet Evangjelia Velin dhe trajnerin e saj në rast se konfirmohet që ata dalin pozitive edhe në testin B për doping”, tha Gjoza.

Kryebashkiakia Emiriana Sako ka pritur në takim presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes, Atnonio Conflitti, kreun e FSHP-së, Elez Gjozën, e shefin e Klubit Shumësportësh Teuta, Kreshnik Lekën dhe zyrtarë të tjerë të shtangës duke iu garantuar siguri maksimale për mbarëvajtjen e turneut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!