Si jeton 25-vjeçarja që ka alergji nga uji

schedule14:30 - 10 Tetor, 2023

schedule 14:30 - 10 Tetor, 2023

Një 25-vjeçare vuan nga një sëmundje e rrallë, më konkretisht ajo është alergjike ndaj ujit. Por si mund ta menaxhojë jetën e saj të përditshme pa rënë në kontakt me ujin?

Tessa Hansen-Smith nga Kalifornia shpjegoi realitetin e sëmundjes së saj, të quajtur “Urtikaria Aquagenic”. Diagnoza e parë u bë kur ishte vetëm 8 vjeç, pasi më parë nuk kishte shfaqur simptoma alergjike.

Në të kaluarën, ajo notonte, lante trupin dhe pinte ujë, si të gjithë, derisa trupi i saj reagoi me skuqje dhe kruarje.

Si ajo dhe familja e saj fillimisht supozuan se ishte për shkak të disa përbërësve kimikë në një shampo ose xhel dushi që ajo përdorte. Megjithatë, mjekët më në fund identifikuan sëmundjen “Urtikaria Aquagenic”.

Sa i përket aftësisë së saj për t’u larë, ajo tregon se mund të bëjë dush dy herë në muaj.

Hansen-Smith ndan fotografi të jetës së saj të përditshme në Instagram, ku emrin e llogarisë e ka vendosur “Të jetosh pa ujë”. Ndërkohë, profili i saj ka mbi 75,000 ndjekës.

Në shumicën e postimeve të saj e shohim duke pozuar nga shtrati i spitalit dhe nuk janë të rralla rastet kur ajo ngarkon foto të saj teksa qan, duke përshkruar jetën e saj të përditshme në klinikat e ndryshme që viziton./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!