Si gratë e viteve ‘30 e mbanin trupin në formë pa stërvitje?

schedule09:16 - 16 Prill, 2021

schedule 09:16 - 16 Prill, 2021

Përgjigja është e thjeshtë. Dikur kishin një stil komplet ndryshe të jetesës. Së pari, ato nuk kishin nevojë të zgjidhnin ushqimin e shëndetshëm. I gjithë ushqimi ishte organik dhe nuk kishte produkte OMGJ apo ushqim të shpejtë.

Gratë e shekullit 20 e përgatisnin vetë ushqimin që hanin dhe gjithçka ishte organike dhe me cilësi të lartë. Ata kishin më pak shanse për të shtuar peshë sesa ne sot.

Së dyti, jeta e tyre është më aktive. Dhe jo për shkak të ushtrimeve. Ata nuk stërviteshin, por ishin aktivë. Si? Jeta e tyre nuk u ndikua nga teknologjia. Ata nuk shikonin shumë TV, nuk kishin kompjuter, nuk kishin internet, celular dhe pa dyshim as smaprtphone ose pajisje portative.

Doni të flisni me dikë? Shkoni dhe takojeni. Flisni me fqinjët tuaj nga ballkoni, ftoni të dashurit për kafe ose takohuni me miqtë në një bar.

Dëshironi të gjeni informacion rreth diçkaje? Shkoni në një bibliotekë, shfletoni libra dhe thithni informacion.

Dëshironi të mbani shtëpinë pastër? Bëni çdo aktivitet në shtëpi vetë. Lani rrobat, fshini dyshemenë, hekurosni, gatuani, shtroni tryezën dhe lani enët.

Gratë ushtroheshin më pak, por ato kishin një mënyrë jetese shumë aktive dhe lëviznin shumë. Ndërsa ne, gjithë kohës ulur përpara kompjuterit ose TV, kryejmë pak ose aspak aktivitet fizik./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!