Si festat e vogla mund të përmirësojnë shëndetin tonë mendor

schedule11:58 - 4 Janar, 2022

schedule 11:58 - 4 Janar, 2022

Festa është gjëja e fundit që duam të bëjmë, kur gjërat në jetën tonë nuk shkojnë mirë. Por hulumtimet tregojnë se festat e vogla qoftë për të festuar një moment të shënuar, mund të ndikojnë pozitivisht te ju.

Në vitin 2020, si shumë të tjerë, Kae Lani Palmisano, filloi të gatuante me brumëra. Në fund të janarit pjeku një bukë të përsosur që meritonte një festë. Kështu që 31-vjeçarja bëri një fotosesion me bukën rrumbullake, dhe më pas bëri disa sanduiç me djathë të pjekur në skarë. I fotografoi dhe ato, dhe i nxori të gjitha në Instagram.

Në një jetë para pandemisë, Palmisano, ndoshta nuk do të kishte kaluar një ditë të tërë duke festuar për një bukë të pjekur. Por pas një viti pa festa, jo në një kuptim tradicional, e ndjeu të nevojshme të gëzonte.

“Ishte thjesht për të festuar që unë jam përmirësuar në prodhimin e brumit. Më janë dashur muaj të kuptoj sesi bëhet, sa kohë ta lë brumin të vijë dhe në çfarë temperature duhet ta pjek. Çuditërisht është komplekse. Por më në fund bëra këtë bukë piktoreske”.

Për Palmsano, dukej si një ngjarje e rëndësishme.

“Ishte një festë e punës së madhe dhe praktiës. Si një recital violine ose si një ceremoni diplomimi. Unë jam praktikuar dhe kam mësuar”.

Gjatë vitit të fundit, Palmisano thotë se ka gjëtur veten duke kërkuar momente të vogla për të festuar në një mënyrë të madhe, dhe nuk është e vetmja. Një raport i trendit të 2021 nga Pinterest që tregon sesi përdoruesit po angazhohen me faqen, tregon se një numër në rritje njerëzish po hedhin fotot të “mini-festave”. Trendent e Google tregojnë gjithashtu një rritje të kërkimit për festa të vogla. Madje shumë kompani për planifikimin e eventeve kanë filluar marketingun e paketave të festave të vogla.

Në disa raste, është një version i miniaturizuar i një eventi, si një martesë apo baby shower, që doli nga shinat për shkak të distancimit social.

Festimi i këtyre momenteve në dukje arbitrare mund të duket i çuditshëm, veçanërisht duke pasur parasysh vështirësitë e jetës pandemike. Por shkencëtarët thonë se festat e vogla, veçanërisht kur jemi akoma të mbyllur në shtëpi, mund të sjellin përfitime të qëndrueshme për shëndetin tonë mendor.

Festimi është një tendencë e natyrshme njerëzore, shpjegon Fred B Bryant, një profesor i psikologjisë sociale në Universitetin Loyola në Çikago, informon abcnews.al.

Shumicën e kohës, ne jemi të prirur të shohim ngjarje historike që nuk ndodhin shpesh si shkaqe për festime: gjëra të tilla si diplomimet, pensionet, festat e beqarisë dhe ditëlindjet. Pandemia nuk na ka ndaluar të festojmë ato, sigurisht, por kjo ka nënkuptuar që ajo që supozohej të ishte në një lokal me 100 persona, do të bëhet në shtëpi me 10 persona.

Në fillim të vitit të kaluar, Palmisano dhe bashkëshorti i saj shkuan në një birrari lokale disa të shtuna me radhë. Çdo herë bashkëshorti i saj porosiste një birrë të zezë dhe filloi me shaka duke iu referuar rutinës si “Stout-erday”.

Në mars, dy ditë para se Palmisano të kthehej në studio për të filmuar një sezon të ri të shfaqjes së saj televizive, vendimet e para të qëndrimit në shtëpi hynë në fuqi në Filadelfia. Xhirimet u shtynë, “dhe ne të dy ishim vetëm në këtë marramendje konfuzioni dhe frike”, thotë Palmisano. “Sapo ishim të shtrirë në dysheme në dhomën tonë, duke parë këtë të ardhme të zymtë distopike dhe ai u ngrit dhe tha, ‘mirë është Stout-erday! Duhet të kem një njeri të fortë!’ Ishte pakëz gëzim në një kohë shumë të pasigurt

Që atëherë, çifti ka ruajtur traditën. Shumicën e të shtunave, ata lënë mënjanë gjërat e tjera, për të pirë një birrë.  “Ndihmon në prishjen e monotonisë së gjërave”, thotë Palmisano.

Në fakt, duke planifikuar një ngjarje festive javore, çifti mund të ketë qenë duke e inokuluar pa vetëdije kundër mërzisë, ankthit dhe depresionit, thotë Hadassah Littman-Ovadia, një profesorë e psikologjisë në Universitetin Ariel në Bregun Perëndimor të Izraelit, informon abcnews.al.

Në një studim që ajo ishte bashkëautore në 2012, Littman-Ovadia zbuloi se njerëzit që përpilojnë rregullisht një listë të gjërave pozitive për të parashikuar përvojën “pesimizëm të reduktuar, ndikim negativ dhe rraskapitje emocionale”. Dhe ndikimi zgjati, në disa raste, për të paktën një muaj.

“Ju mund ta aplikoni këtë ndërhyrje shumë të thjeshtë në jetën tuaj të përditshme”, thotë Littman-Ovadia. “Madje, ose ndoshta sidomos, në këtë periudhë kohore.”

Për të marrë përfitimet psikologjike, shton Bryant, duhet të jesh i qëllimshëm për të festuar. “Problemi me festimin është se normalisht shtyhet mënjanë nga gjëra më kërkuese negative”, thotë ai. “Ne duhet të përballemi me gjërat e këqija: ato ndodhin, dhe ju jeni të detyruar të merreni me të. Është shumë reaktive. Por ne nuk jemi të detyruar të festojmë gjërat e mira. Kur diçka pozitive ndodh, ju doni ta mbani atë, ta amplifikoni atë. Problemi është, nuk po ju kërkoni për ta bërë atë. Ju duhet të jeni proaktiv”.

Çfarë e bën festën, festë?

Prej disa vitesh, Jill Schildhouse, një shkrimtare 43-vjeçare, kishte dashur të ndryshonte letrën e murit të saj. Ajo jeton në Phoenix, Arizona dhe më në fund punësoi një kontraktor dhe bleu 2,000 metra katrorë letër, që do ta mbante për 15 vitet e ardhshme. Schildhouse planifikoi një mbrëmje lamtumire për letrën e murit që ishte përpjekur për 15 vite ta mbante në gjendje të mirë.

“Unë ftova prindërit e mi të hanim në dhomën e ndjenjës dhe të pinim nga një gotë verë të kuqe”.

Për Schildhouse, ngjarja ishte një mënyrë gjuhësore për të shënuar një moment që me të vërtetë ndihej i rëndësishëm. “Është si fundi i një epoke“, thotë ajo, shkruan abcnews.al.

Një projekt i rinovimit të shtëpisë mund të duket si një gjë e parëndësishme, por kjo është pikërisht ajo që e bën atë të denjë për të festuar tani, thotë Littman-Ovadia. Ajo përdor analogjinë e një letre, e cila zakonisht mbulohet nga të gjitha ngjarjet dhe detyrimet e jetës. Tani, falë pandemisë, “tryeza jonë nuk është e mbushur me gjithçka që kemi parë, me gjithçka që duhet të bënim”, thotë ajo. “Por kur tavolina është pothuajse e zbrazët, ju i shihni gjërat që janë akoma atje me shumë detaje. Ju mund të vëzhgoni gjërat e vogla që më parë ishin në sfond, duke mos shënuar”.

Planifikimi i një feste të vogël nuk kërkon shumë. Festa e Schildhouse për ndryshimin që do të bënte në shtëpi u bë një festë zyrtare, thotë Bryant, kur ajo i kushtoi kohë dhe energji të veçantë. “Festat janë të planifikuara dhe të parashikuara. Ju zgjidhni, kohën, vendin dhe të ftuari”, thotë ai.

Buka dhe djathi në skarë i Palminasos ishin gjithashtu një festë. Stout-erday i përshtatet festës, gjithashtu. “Ju i përkujtoni këto ngjarje, ndërtoni kujtime prej tyre”, thotë Bryant. “Ju bëni fotografi, mblidhni kujtime për ta shënuar atë si një moment të rëndësishëm që vlen të kujtohet. Ju rikujtoni për këtë dhe shpresoni për tjetrën”.

Është e vështirë të thuash kur do të jemi në gjendje të bëjmë festa të sigurta siç kemi zakon: dhjetëra njerëz, të gjithë në të njëjtën hapësirë, duke ngrënë, duke pirë dhe duke qeshur. Por për hir të shëndetit tonë mendor, dhe sepse është natyrë njerëzore, ne duhet të vazhdojmë të gjejmë arsye për t’u gëzuar. Ka akoma shumë për të festuar, thotë Bryant, edhe nëse ato gjëra janë shumë, shumë të vogla.

Është dritëshkurtër të mendosh se gjithçka që duhet të bëjmë është të përballojmë pandeminë”, thotë ai. “Arti i të jetuarit pandemik është të jesh në gjendje të shohësh ende gjërat e mrekullueshme që janë gjithmonë aty. Tani, njerëzit po dëshirojnë të gjitha gjërat normale që i morën si të mirëqena. Të gjitha këto bekime të anashkaluara nga pandemia, ne duam një shans të dytë me ta. Merrni parasysh atë motivim për të kërkuar dhe festuar ato që keni akoma,  bekimet e vogla që po ju mungojnë tani”./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!