Si është situata në dy spitalet COVID, rriten ndjeshëm raste aktive me koronavirus në Tiranë

schedule16:50 - 29 Korrik, 2020

schedule 16:50 - 29 Korrik, 2020

Me shtimin e rasteve të reja me koronavirus, është shtuar edhe numri i pacientëve të shtruar në spital.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik aktualisht në dy spitalet e dedikuara Covid po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë.

17 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 7 të tjerë janë tashmë të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar”

Në vendin tonë janë aktualisht 2125 raste aktive me koronavirus, ndërsa qarku më i prekur është Tirana me 1146 raste aktive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1146

Durrës                  255

Shkodër                               202

Vlorë                     105

Lezhë                    83

Fier                                        76

Korçë                    69

Kukës                    60

Elbasan                                 49

Berat                     30

Gjirokastër         29

Dibër                     21