Si është shpërndarë popullsia shqiptare? Një e treta e popullsisë në Tiranë, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani

schedule15:33 - 3 Korrik, 2024

schedule 15:33 - 3 Korrik, 2024

Një e treta (1/3) e shqiptarëve ose 31.6% e gjithë popullsisë  jeton në Tiranë.

Këto janë të dhënat e Censit 2023 të cilat tregojnë se Qarku Tiranë numëron 758 mijë e 513 banorë. Rritja e popullsisë në kryeqytet  rezulton se është e ndjeshme krahasuar me një dekadë më parë nga 26,8 për qind në 2011 në 31,6 për qind në 2023. Popullsia e qarkut Tiranë është rritur , më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Kjo pasi shumë qytetarë nga rrethet e vendit  kanë zgjedhur që të jetojnë në kryeqytet.

Qarku që rendit në vend të dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 për qind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 për qind ndaj popullsisë gjithsej. Durrësi  ndërkohë është pozicionuar në vend të katërt përsa I përket numrit të popullsisë  me vetëm 9% .Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 për qind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 për qind në qarkun Kukës, deri në 0,7 për qind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

POPULLSIA SIPAS QARQEVE

Tiranë            758,513 banorë

Fieri               240,377 banorë

Elbasani         232,580 banorë

Durrësi           226,863  banorë

Kukës              61,998 banorë

Gjirokastër      60,013 banorë/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!