Gennaro Gattuso ka qenë një lojtar i veçantë, një nga ata që nuk e tërhiqte këmbën dhe bënte gjithçka për ekipin e tij. Tifozët e Milanit e kanë dashur shumë, ndërkohë që rivalët edhe mund ta kenë urryer prej karakterit të tij dhe faktit që nuk dorëzohet kurrë.
Shumë gjëra Gattuso është munduar t’i ruajë edhe tani që është trajner. Grintën e tij e shfaq shpesh edhe në stol, ndërkohë që në konferencat për shtyp është shumë i drejtpërdrejtë. Gjatë kësaj periudhe pandemie, edhe trajneri i Napolit, si të tjerët, është detyruar të qëndrojë i izoluar në shtëpi.
Problem për të gjithë ka qenë mjekra dhe flokët. Shumëkush ka vendosur të qethet zero, kurse për Gattuso ky opsion as që merret në konsideratë. Mjekra dhe flokët e tij janë rritur goxha dhe së fundmi një foto e tij e kapur gjatë një bisede line në “Instagram” është thyer në virale. Kur e sheh e kupton edhe pse ka ndodhur diçka e tillë…/ abcnews.al