Si e spiunonte “pianistja” Çesk Zadenë, akademiku: Dosja 2b e Sigurimit për “babain” e muzikës

schedule20:20 - 1 Qershor, 2021

schedule 20:20 - 1 Qershor, 2021

Në vitin 1974, fill pas plenumit të IV-ët, Sigurimi i Shtetit kish vendosur agjentët e vet, në 3 instituicionet kulturore të “Pallatit të Math të Kulturës”. Mes të survejuarëve në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Ansamblit të Këngëve e Valleve, ishte edhe kompozitori Çesk Zadeja.

Informacionet e burimeve, si “pianistja”, të cilët ndiqnin vazhdimisht lëvizjet e kompozitorit, janë përmbledhur në dosjen nr.126 të deklasifikuar këtë 2 prill nga Autoriteti i Dosjeve, e zbardhur në pikat kryesore nga “Vetting”.

Lexo edhe: INSKENIMI/ Si u gris fotografia me Hoxhën, zbardhet dosja me pseudonimet e sigurimsave në “Opera”

Kështu, me një gjuhë të varfër e plot gabime drejtshkrimore, operativët e bashkëpunëtorët mund të godisnin personalitetet më me peshë të artit e kulturës, siç kanë  bërë edhe me  “babain” e muzikës shqiptare. Kjo mund të bëhej thjesht edhe duke cekur disa elementë të pjesshëm të biografisësë së tij, që siç thotë akademiku Vaso Tole, janë të ndikuara nga vendëlindja  dhe rrethanat historike. Ccesku “i shitej” Sigurimit edhe duke raportuar disa biseda të tij në “Opera”, të interpretuara edhe në varësi të konflikteve të interesit a xhelozirave. Pasi, siç duket nga raportimet , “pianistja” është në rrethin e artistëve dhe e ka sipunuar Zadenë për së paku 5 vite.

Në emisionin “Sigurimi i Shtetit në TKOB” zbulohet për herë të parë, si përcilleshin nga bashkëpunëtorja e Sigurimit qëndrimet e Çesk Zadesë. Akademiku Vaso Tole, flet për ndikimin e pushkatimit të të afërmit të tij Dom Ndre Zadeja, dhe të dy martesave në marrëdhënien me sistemin diktatorial.  Më tej rrëfen rastet kur ai u kritikua dhe u pengua në krijimin e operas “Dasma” si dhe në zgjedhjen si drejtor i Drejtorisë së Muzikës në Komitetin e Arteve. Si i përjetonte Zadeja këto situata dhe kush ishte udhëheqësi që përpiqej t’i pengonte goditjet ndaj tij, muzikologu tregon edhe një tjetër fakt i panjohur që e lidh kompozitorin me survejimin e Sigurimit: Dosja 2B! /abcnews.al