Si e plagosi trafikantin e drogës 23-vjeçari shqiptar: Nuk e di kush më qëlloi

schedule22:14 - 18 Tetor, 2021

schedule 22:14 - 18 Tetor, 2021

Olgert Leka, 23 vjeç, është arrestuar dhe ka pranuar se ka plagosur me armë bashkëkombasin e tij, 48-vjeçarin Rexhep Uba në Itali. Ngjarja ka ndodhur në 5 tetor të këtij viti në sheshin “Venecia”, në Torino. Gjithçka dyshohet se ka të bëjë me trafikun e drogës dhe një borxh të palarë. Aktualisht Rexhep Uba ndodhet në spital pasi mori dy plumba, në gjoks dhe në bark.

Si ndodhi ngjarja?

48-vjeçari ndodhej me të vëllanë dhe sapo kishin zbritur nga një “Fiat Panda” që e kishin parkuar aty rrotull. Në një moment, Uba qëllohet me armë zjarri nga i riu që kishte veshur një xhup të zi. Një efektiv policie që ndodhej aty pranë i dha ndihmën e parë të plagosurit.

Autori u ndoq nga i vëllai i 48-vjeçarit me vrap, por ky i fundit nuk arriti ta kapë. Rexhep Uba njihet për drejtësinë si person ka precedentë në fushën e narkotikëve. Referuar të dhënave në mediat italiane, në vitin 2001 Rexhep Uba është arrestuar si pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Gjatë aksionit, u sekuestruan 1850 kg marijuanë, por sipas raportimeve të kohës, grupi merrej dhe me trafik heroine, kokaine e armësh. Ndërkohë, i vëllai i Ubës në dëshminë e tij foli për një “sherr të rastësishëm në rrugë” para të shtënave.

Lidhur me ngjarjen, mediat pasqyrojnë edhe deklaratat e efektivit të policisë që e ndihmoi. Ky i fundit shprehet se Rexhep Uba i ka thënë pasi është qëlluar me armë: “Nuk e di, nuk e di kush më qëlloi”. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!