Autoritetet greke po hetojnë rrethanat në të cilat u shkaktua aksidenti me makinë që i mori jetën reperit Mad Clip. Në një video të re të publikuar nga ANT1, 34-vjeçari duket se humbet kontrollin e makinës dhe më pas përplaset me një shtyllë.
Në video, duket artisti me makinën luksoze që po vozit me shpejtësi të madhe dhe më pas humb kontrollin duke dalë nga rruga. Pasi skenari i përfshirjes së një automjeti tjetër është përjashtuar, po shqyrtohen të dhënat e shpejtësisë së Porsche apo mundësia e një gabimi nga shoferi.
Mad Clip po kthehej nga dasma e mikut të ngushtë ku dhe kishte kënduar me këngëtaren shqiptare Eleni Foureira. /abcnews.al