Në mënyrë që të ruhen vlerat ushqyese, është e rëndësishme që ushqimet të mbahen në frigorifer. Rekomandohet që të kujdeseni që lloje të ndryshme ushqimesh të mos jenë në kontakt me njëri-tjetrin. Për shembull, ushqimet që kanë të ngjarë të prishen si mishi apo frutat.
Ushqimet e sapoblera duhet të mbahen në pjesën e pasme, dhe ata që kanë qenë më parë në frigorifer të mbahen në pjesën e përparme. Rekomandohet gjithashtu ta vendosni ushqimin në frigorifer 6-8 orë pasi ta keni blerë për të shmangur rreziqet që mund të ndodhin për shkak të ndryshimeve të temperaturës.
Koha e ruajtjes së ushqimeve është e ndryshme. Kur i ngrini ushqimet, duhet që të vendosni një etiketë me datën kur e keni vendosur në frigorifer. Për shembull, periudha e ruajtjes së mishit të kuq është afërsisht 12 muaj. Mishi i pulës dhe i gjelit të detit mund të ruhen në frigorifer për 9-12 muaj. Ndërsa peshku mund të ruhet për 4-8 muaj. /abcnews.al



