Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? PS bie në 45 përqind. PD vijon pikiatën, ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

schedule23:02 - 16 Mars, 2026

schedule 23:02 - 16 Mars, 2026

Kjo javë, uli mbështetjen për partitë e vjetra politike në vend.

Sipas sondazhit në “Zërin e Shqiptarëve” në ABC News, PS edhe pse mbetet shumicë, ra në 45 përqind.

Kurse PD vijon pikiatën, me rekordin më të ulët të mbështetjes prej 11 majit, në 23.8 përqind.



Mes ditëve të vështira për PS, dhe katastrofës së PD, e vetmja që rritet është shpresa e shqiptarëve me sytë nga qielli për lindjen e një partie të re, 26.7 përqind.

Kampioni për këtë sondazh është 1350 banorë të rritur të vendit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!