Si do të votojmë në 25 Prill? PS tërhiqet nga lista me numra, pranon propozimin e PD (3 variantet)

schedule19:45 - 22 Mars, 2021

schedule 19:45 - 22 Mars, 2021

Partia Socialiste tërhiqet nga propozimi që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo emrat e kandidatëve duke shkuar në variantin e PD-së.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi raporton se PS po negocion për fletë votimi me emra. ABC ka siguruar tre variantet e fletëve të votimit me emra që po negociohen me partitë politike.

Por përse u tërhoq PS?

Duket se presioni i kandidatëve në lista se vendosja e emrit mund  të sjellë më shumë vota, ka detyruar selinë rozë që të heqë dorë nga propozimi i parë.

Por tashmë problemi fillon për KQZ, pasi duhet të gjejë formatin që të jetë sa më i lehtë dhe praktik për votuesin.

Tirana është sfida e madhe, pasi në këtë qark lista do të ketë 36 kandidatë, teksa në garë janë 12 parti, plus të pavarurit duke bërë që në fletën e votimit të jenë qindra emra duke ja bërë të vështirë votuesit procesin.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!