Si do të shkojë kjo javë për secilën shenjë të Horoskopit?

schedule17:03 - 4 Prill, 2022

schedule 17:03 - 4 Prill, 2022

Kjo javë e re favorizon disa nga shenjat e Horoskopit. Megjithatë, Prilli parashikohet të jetë mjaft pozitiv dhe vjen pas një periudhe trazirash, diçka që të gjithëve na duhet shumë. Si do të shkojë kjo javë për secilën shenjë?

Dashi

Ndërsa jeni krenarë për atë që keni arritur deri tani, ndjeni se mjedisi juaj nuk ju mbështet aspak. Jeni shumë të frustuar me disa nga kolegët tuaj që nuk i përmbushin pritshmëritë tuaja. Tani është koha për një pushim të shkurtër, i cili do t’ju ndihmojë të relaksoheni.

Demi

Nëse jeni duke u përgatitur për një punë të re, ndiheni të padukshëm. Pavarësisht se sa shumë përpiqeni, mendoni se gjithçka që bëni kalon pa u vënë re. Ju meritoni relaksim dhe lumturi dhe ka shumë kolegë, miq dhe njerëz pranë jush që do t’ju ndihmojnë ta arrini këtë.

Binjakët

Planet që keni bërë për ditët në vijim mund të përmbysen. Në përgjithësi, mbizotëron një shqetësim i vogël që mund ta keni pritur. Aftësia juaj për të mos humbur shpresat dhe humorin, ju ndihmon që të përballoni pengesat dhe të zgjidhni të gjitha problemet.

Gaforrja

Më shumë përgjegjësi do të bien mbi supet tuaja, qoftë për punën apo jetën personale. Megjithatë, pavarësisht vështirësive, frymëzimi për gjëra të reja ju pushton. Përqendrohuni në pamjen e madhe dhe lini mënjanë gjërat e vogla që lindin – ato nuk ju përcaktojnë.

Luani

Marrëdhëniet dalin në pah. Është koha për të marrë një vendim përfundimtar dhe serioz dhe tani ju e dini se çfarë të bëni. Nëse diçka ju bën të ndiheni mirë mbajeni, nëse jo, lëreni të shkojë. Dhe ju mund ta aplikoni këtë ose profesionalisht ose personalisht.

Virgjëresha

Përgjegjësitë po lindin njëra pas tjetrës këtë javë, kur edhe ju ndiheni të mbingarkuar – deri në atë pikë sa të harroni përgjegjësitë tuaja. Për fat të mirë, ata përreth jush e kuptojnë atë që po ndodh dhe ju falin. Mbështetja që ju tregojnë është e admirueshme, por mos e shfrytëzoni.

Peshorja

Edhe pse java nis me një zhgënjim në fushën profesionale apo financiare, ju arrini të ngriheni sërish në këmbë. Tani, ju do të keni situata më të shëndetshme që promovojnë mirëqenien tuaj mendore dhe fizike. Është koha të ndaloni së fshehuri atë që ju pëlqen vërtet.

Akrepi

Përmirësimi i një marrëdhënieje familjare duket sikur është arritja më e madhe e vitit të kaluar. Megjithatë, shqetësimet e vogla ju bëjnë të besoni se përpjekja juaj ishte e kotë. Mund të ketë disa pengesa, por kjo nuk do të thotë që duhet të fshini atë që keni arritur deri tani.

Shigjetari

Java juaj fillon me vështirësi komunikimi. Një email i rëndësishëm që nuk arriti kurrë te marrësi. Orari i takimeve që nuk u printua kurrë ose mesazhi i mikut tuaj më të mirë, të cilin e lexuat dhe më në fund e harruat. Sido që të jetë, qëndroni të qetë. Çdo situatë stresuese do të largohet.

Bricjapi

Jeta juaj sociale po rikthehet, por jeni të shqetësuar se sa para po shpenzoni për planet me miqtë tuaj. Aq sa preferoni të refuzoni të refuzoni ofertat për të dalë. Mendoni me qetësi dhe vlerësoni nevojat tuaja. A vlejnë më shumë para përvojat që mund të humbisni?

Ujori

Presioni për të bërë gjithçka për të gjithë është i madh. Sigurisht, ju jeni shumë të aftë dhe mund ta bëni këtë, por mendoni edhe për shëndetin tuaj mendor. Është e nevojshme të vlerësoni se si ndiheni dhe ku ju çojnë vendimet tuaja. Mos harroni, edhe ju keni vlerë.

Peshqit

Një dilemë e madhe ju mundon dhe “jo”-ja që do të dëgjoni mund t’ju shqetësojë, por do t’ju tregojë rrugën që ia vlen dhe duhet të ndiqni. Lërini mënjanë ato që nuk mund të kontrolloni dhe fokusohuni në ato që mund të arrini dhe që do të përmirësojnë jetën tuaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!