Si do të rikthehet besimi tek publiku se shërbimet online frenojnë korrupsionin? Gonxhe: Duke punuar më shumë me transparencën

schedule19:41 - 28 Prill, 2022

schedule 19:41 - 28 Prill, 2022

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për ndryshimet që do të bëhen në disa sektorë të institucionit që ai drejton, të cilat do të kalojnë online.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si mund të kthehet besimi tek qytetarët shqiptarë, të cilët sërish janë skeptikë se shërbimet online do të luftojnë korrupsionin, Gonxhe tha se duhet bërë më shumë transparencë, por edhe më shumë punë për të rifituar besimin e shqiptarëve.

Sipas tij nëse qytetarët do të informohen për shërbimet, atëherë do të kuptojnë se jo gjithçka është aq e zezë sa perceptohet.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Shqiptarët nuk kanë besim që shërbimet online do të shmangin korrupsionin?

Gonxhe: Interesant ishte vëzhgimi ato janë statistika të rëndësishme edhe për ne. Edhe ne masim edhe ne anketojmë qytetarët sipas shërbimeve. Digjitalizimi në perceptimin për korrupsionin nuk kishte ndikuar në procedurat e prokurimit, kjo është një situatë komplekse. Kanë të bëjnë me kontrollin, me mbikëqyrësin, të cilat lënë shpesh rekormandime por edhe gjetje që janë të rëndë, të cilat çojnë njerëz të mbajnë përgjegjësi penale para institucioneve.  DPSHTRR-në, pas 3 viteve e gjysmë që unë drejtoj institucionin, për të rikthyer besimin në riqarkullimin e të ardhurave kemi patur një kontroll nga KLSH që ka qenë model. Unë mendoj se po të ketë përpjekje serioze ka përparim. Ne kemi investuar, në të gjithë nivelin e vendit dhe ndeshemi shpesh me rezervën që qytetarët kanë, apo ndonjë pune që quhet fasadë, por kjo nuk është ajo që na intereson neve.

Xhokaxhi: Por dhe një arsye e kanë?

Gonxhe: Për shembull të gjitha godinat e reja që ne kemi ndërtuar kanë kushtuar 525 euro metri katror. Po të kemi respekt ndaj informacionit, do të kuptojmë se nuk është gjithçka e zezë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!