Shira, vranësira dhe shumë vapë: Meteorologu zbulon surprizat për javën e dytë të korrikut

schedule08:59 - 6 Korrik, 2020

schedule 08:59 - 6 Korrik, 2020

Metereologu Hakil Osmani i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se fillimi i javës së dytë të Korrikut do të nisë me vranësira dhe kthjellime të pakta. Ndërsa nga e mërkura do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të motit dhe rritje graduale të temperaturave. Përsa i përket fundjavës metereologu, tha se do të jetë me kthjellime, por prezencë të reshjeve të shiut do të ketë në disa zona të vendit.

“Gjatë ditës së sotme do të mbetemi me kthjellime të pakta dhe vranësira të shumta të cilat do të sjellin shira në pjesën më të madhe të vendit, por më të dukshme në zonat malore por dhe në Ultësirën perëndimore. Ndërsa e marta sjell përmirësim të motit, por mbeten reshjet e shiut kryesisht në zonat veriore dhe verilindore dhe do të ketë një rënie më të ndjeshme të vlerave termike në këto zona me 2 deri në 3 gradë celcius.

Vlerat maksimale në Ultësirën Perëndimore do shënojnë vlerat 36-37 gradë celcius, që në fakt edhe pse kemi një rënie të vlerave termike sërish mbeten vlera të larta për muajin në të cilin ne ndodhemi. E mërkura sjell përmirësim të kushteve dhe rritje graduale të vlerave periodike. Dhe e enjta mbetet me mot të kthjellët.

Dhe të premten vazhdon të mbetemi me mot të kthjellët, fundjava do të jetë me kthjellime, zonat bregdetare do të jenë me mot të qëndrueshëm por prezencë të shiut do të ketë në zonat veriore verilindore dhe pjësërisht në zonat qëndrore gjatë fundjavës.”, theksoi ai. /abcnews.al