Si do të jetë 2021 në dashuri, shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat

schedule13:51 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 13:51 - 19 Dhjetor, 2020

Çfarë kanë parashikuar yjet për vitin që pritet të vijë? A do të ketë surpriza të këndshme apo të trishta? Zbuloni se si do të jetë 2021 në dashuri.

Dashi

Për ata që janë tashmë në një marrëdhënie, 2021 do të jetë një periudhë përkushtimi. Në këtë mënyrë, ata piqen emocionalisht dhe arrijnë një jetë të qëndrueshme së bashku. Këshilla për beqarët është t’i kushtojnë vëmendje ngjarjeve që fillojnë në mes të vitit.

Demi

Personat e kësaj shenje do të jenë më romantikë se kurrë vitin e ardhshëm, pasi e ardhmja në 2021 do të jetë me një intensitet, afeksion dhe vëmendje të madhe. Demët do të kenë mjaft arsye për të qenë më të guximshëm dhe për të rindezur marrëdhëniet.

Binjakët

Gratë e kësaj shenje do të ndikohen nga joshja e Venusit, planeti qeverisës i vitit 2021, prandaj do të ndiejnë më shumë fuqinë e dashurisë. Këshilla për Binjakët është të njohin dhe përfitojnë nga mundësitë e mira.

Gaforrja

Fokusi i dyfishtë në komunikimin midis çifteve është mesazhi i së ardhmes në 2021 për Gaforret. Por mos u shqetësoni, viti premton qetësi për të dashuruarit, si për ato të vjetrat ashtu edhe për ato të reja.

Luani

Parashikimi i dashurisë për Luanët nuk është aq premtues pasi vështirësitë dhe konfliktet mund të trondisin raportin në çift. Për të shmangur çdo shqetësim në marrëdhënie, do të jetë e nevojshme të bëheni më të përkushtuar.

Virgjëresha

Nëse pushoni së kërkuari dashurinë e përsosur, do të shijoni një vit plot dashuri dhe afeksion. Prandaj, hiqni dorë nga pritshmëritë dhe shijojeni marrëdhënien me mirëkuptim.

Peshorja

Personat e kësaj shenje duhet të përqendrohen më shumë në shëndetin e tyre emocional sesa gjetjen e një dashurie. Nëse tashmë jeni në një lidhje serioze, do të duhet të forconi raportin që keni me partnerin tuaj.

Akrepi

Akrepët do të kalojnë shumë kohë duke punuar me problemet e tyre shoqërore dhe për këtë arsye do të shijojnë lidhjen në mënyrën më të shëndetshme të mundshme. Gjithashtu, parashikimi i dashurisë për Akrepët do të ketë një energji pozitive nga yjet.

Shigjetari

Viti 2021 do të jetë vendimtar për Shigjetarin, pasi ka ardhur koha për të zgjidhur problemet në pritje dhe situatat e papërfunduara. Së shpejti jeta e dashurisë së personave të kësaj shenje premton trazira në marrëdhënie.

Bricjapi

Fillimi i vitit nuk do të jetë aq i butë për Bricjapët, pasi mund të përballen me mosmarrëveshje me partnerin. Por mos u shqetësoni sepse pas kësaj kohe, jeta sentimentale do të lulëzojë.

Ujori

Ujorët nuk kanë për çfarë të ankohen në 2021, pasi do të ndikohen nga energjia magnetike e planetit në pushtet, Venusit. Sidoqoftë, është e rëndësishme të dini të ndani historitë pasionante me ato të vërtetat.

Peshqit

Personave të kësaj shenje do t’ju duhet kohë për të shëruar plagët e së kaluarës. Vetëm në këtë mënyrë do të jenë të gatshëm për një dashuri të re dhe kush e di, të gjejnë shpirtin e tyre binjak. /abcnews.al

Burimi: Italia Feed

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!