Në studion e “Byro politike” në Abc News avokati Jordan Daci u shpreh se Meta nuk e ka shkelur Kushtetutën për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Dacit, KED duhet të bënte dy palë lista një për vakancat e Presidentit dhe një për Kuvendin. Daci shtoi se sipas informacioneve të tij, dekreti i presidentit për Marsida Xhaferllarin nuk do botohet në fletoren zyrtare.
“KED duhet të bënte dy palë lista një për vakancët e Presidetit dhe një për Kuvendit.
Kjo është një situatë e cila, ishalla nuk e cojnë te KQZ. Me sa mora vesh unë nuk do e botojnë dekretin e Presidentit. Mua më vjen keq për një gjë se Arta Vorpsi është një ndër kandidaturat më të përgatitura dhe është fat i keq që ky vend godet më të mirët gjithmonnë’, tha ai./abcnews.al