Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si do e mposhti Edi Ramën? Basha tregon tre kolonat: Opozita nuk është ai që bërtet më fortë

schedule17:51 - 11 Janar, 2024

schedule 17:51 - 11 Janar, 2024

Gjatë konferencës së tij përballë gazetarëve, Lulzim Basha ka treguar dhe mënyrën se si do e mposhtë Edi Ramën. Ai ka thënë se rruga e vetme është duke luftuar tre kolonat, që kjo qeveri ka shmangur transparencën, përgjegjësinë dhe alternativat.

Sakaq, Basha ka theksuar se të bësh opozitë nuk është ai që bërtet më fortë, por ai që mban përgjegjësi për dëmtimet e shkaktuara.

“Të bësh opozitë do të thotë të bësh maksimumin, të mbash përgjegjësi për ata që kanë dëmtuar shtetin. Opozitë nuk është ai që bërtet më fortë, por ai që paraqet alernativa, jo ai që shkel ligjin.

U pengua buxheti? Jo. U penguan ligjet e tjera? Çfarë ndodhi? Buxheti më i lartë në Shqipëri kaloi për shtatë minuta. Padiskutim, përballë nuk kemi një qeverisje normale. Unë e kuptoj shumë mirë me taktikat për të shmangur transparencën, përgjegjësinë dhe alternativat. Nuk ka më kohë, për të shmangur këto tre kolona. Shqiptarët nuk kanë më kohë për të parë më shfaqje, ku i vetmi që ka përfituar është Edi Rama.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka, që Edi Rama në vend që të fshihet pas alibive, por qeveria e tij të paguajë për atë çfarë ka bërë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!